Ndihme 1.3 milione euro, kredi pa interesa per te varfrit Sonila Isaku
Familjet e varfra, te cilat duan te ngrene nje biznes te vogel per te krijuar kushte me te mira jetese, mjafton te kene nje plan dhe mund te aplikojne per mikrokredi pa pasur nevoje per kolateral. Ky eshte projekti me i fundit ku shtresat me te varfra ne vend pritet te perfitojne mikrokredi pa interes per te ngritur bizneset e tyre. Rreth 1.3 milione euro eshte shuma qe do te ndahet mes perfituesve. Per kete arsye ne Ministrine e Punes ka firmosur gjate dites se djeshme marreveshjen me kompanine qe do te promovoje bizneset sociale. Cdokush qe do te aplikoje, do te konkurroje per te perfituar parate. Ne gare per kete fond mund te hyjne edhe shoqata apo organizata jofitimprurese, me kushtin e vetem qe ne bizneset qe do te hapin, te punesojne vetem persona nga shtresat e varfra. "Ngritja e biznesit social ne Shqiperi ka ne baze te tij akordimin e mikrokredive per me te varfrit, per grupet e rrezikuara, te cilat jane perjashtuar nga burime te tjera per kredite. Do te kene mundesi punesimi dhe vetepunesimi duke u shkeputur nga hendeku i varferise", - tha Spiro Ksera, Minister i PCSSHB. Sipas tij, ky projekt ka per qellimin mbeshtetjen e te varferve. Ndersa drejtori i Nxitjes se Biznesit Social, Aleksis Rawlinson, tha se me shume prioritet do te kene grate kryefamiljare, familjet me shume femije dhe ato me te varfrat. "Ne Shqiperi mendoj se bizneset me interesante qe sugjeroj te hapin me te varfrit apo OJF-te te jene agro-kulture, turizem apo kujdes social kundrejt te moshuarve, grave apo dhe sektor te industrise. Shtresat e varfra mund te aplikojne ne cdo sektor. Granti i pare i dhene nga qeveria shqiptare prej 1.3 milione euro, eshte vetem per dy vjet, dhe me tej ai mund te zgjerohet", - tha Aleksis Rawlinson, Drejtor i Nxitjes se Biznesit Social. Ky program do te nise ne daten 1 prill, me konsultime e trajnime per familjet apo organizatat e interesuara. Me pas, ai do te vazhdoje me konkursin per idete qe kane ata ne lidhje me celjen e bizneseve. "Do te kete nje konkurs kombetar, i cili do te perzgjedhe idene me te mire dhe ai plan qe do te zgjidhet do te financohet", - tha Alexis Rawlinson, Drejtor i Projektit ne Shqiperi. Sipas tij, ne fund te konkursit fituesit qe do te marrin fondet per te hapur bizneset e tyre. Nderkohe, pas financimi, investitoret e nje biznesi social e nxjerrin sasine e parave qe kane investuar dhe cdo e ardhur shtese riinvestohet ne po ate biznes apo ne nje biznes tjeter social.
Kriteret dhe kush mund te perfitoje nga mikrokredite
- Klientet e synuar jane grate, zakonisht per shkak te ndikimit me te madh qe kane ne mireqenien e familjes
- Aplikues mund te jene edhe OJF-te, por bizneset te kene spekter agro-kulture, turizem apo kujdes social kundrejt te moshuarve, grave apo dhe sektor te industrise.
- Kredite jane pa kolateral, shlyerja e garantuar nga modeli i kreditimit ne grup dhe kalimin ne kredi me te medha vazhdim.
- Kredi per aktivitete qe gjenerojne te ardhura ose gjenerojne vetem permiresimin e aseteve (jo per konsum).
- Mikro-kredi per me te varfrit, te cilet jane te perjashtuar nga burimet e tjera te kreditimit (perfshire Institucionet e Mikrofinances me kushte komerciale)
Aktivitetet e Levizjes Shqiptare te Biznesit Social do te perfshijne:
1. Inkubacioni i bizneseve sociale: konsultim, trajnimi dhe ngritja e rrjetit per projektet dhe sipermarresit e biznesit social;
2. Sipermarrje te biznesit social me fondin e investimit: investim per projektet me te mira te biznesit social;
3. Nje konkurs per idete mbi biznesin social: konkurs per plan-bizneset & njohja e terrenit ne te gjithe Shqiperine;
4. Partneritete me autoritetet lokale: krijimi i "komunave te biznesit social"
5. Aktivitete universitare: leksione, aktivitete me studente dhe bashkepunim me universitetet ne menyre qe te perfshijne ne kurrikulat e tyre biznesin social
6. Ndergjegjesimi i publikut: raportime mediatike, "ambasadore" te biznesit social & evente publike.
7. Shkembime dhe investime nderkombetare: sjellja ne Shqiperi e rrjetit te gjere te biznesit social Grameen/Yunus .