E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbresa pas dokumentarit Shqiptarja e Parisit, kushtuar humanistes së madhe Solanzh d` Anzheli

Nga Kujtim Mateli

Légion d'Honneur050510Në mbrëmjen e datës 1 qershor 2013, Televizioni Publik Shqiptar (TVSH) transmetoi një emision televiziv kushtuar  Solanzh d` Anzheli (Solange d` Angely), titulluar Shqiptarja e Parisit. Shqiptarët e njohin atë se e kanë patur të pranishme në këto vite të demokracisë dhe kontributi i saj ka qenë i shumanshëm: një humaniste e madhe për të qënë pranë njerëzve në nevojë e një luftëtare e radhëve të para për të përshpejtuar proceset demokratike në Shqipëri. Ajo ka qenë në këto vite mes shqiptarëve dhe e lidhur ngushtësisht me ta. Ndaj në çdo cep të Shqipërisë e Kosovës, njerëzit tregojnë copëza kujtimesh për të duke shpalosur shpirtin e saj brilant, që gëzohej a hidhërohej bashkë me njerëzit që e shoqëronin , sepse Shqipërinë e kishte bërë pjesë të jetës së saj.

***
Dokumentari televiziv  Shqiptarja e Parisit është realizuar me skenar dhe regji të shkrimtarit dhe diplomatit tonë në Paris, z. Luan Rama, operatorëve të talentuar Bujar Kore dhe Spartak Papadhimitri dhe montazhierit  duarartë, Lulzim Sulaj.
Shqiptarët përjetuan një mbrëmje plot emocion duke i shprehur mirënjohjen e tyre kësaj shqiptareje të madhe dhe realizuesve të këtij dokumentari.  Shqiptarët mësuan në këtë emision shumë gjëra që i dinin, por edhe episode për të cilat nuk kishin dijeni. Ndaj ky film dokumentar mund të konsiderohet si më i ploti i dhënë deri më sot, për të cilën u shprehim mirënjohjen gjithë stafit që bëri të mundur realizimin e tij. Ai na shpie në origjinën e hershme të familjes Anzhely (Angjeli), prej nga buron ajo dashuri e vrullshme për Shqipërinë.
*****
Nëna e Solanzh është nga Bënja e Përmetit, nga krahina e Shqerisë. Po trungu atëror i saj? Jo larg Bënjës, në një shpat mali, në fshatin Ogren, aty ku sot është ngritur shkolla, ka jetuar fisi i madh i Angjelëve. Po ku janë ata sot? Sipas tregimeve të më të vjetërve, fisi i Angjelëve kishte emigruar në Stamboll e Amerikë, prej nga nuk ishin kthyer më në vendlindjen e tyre. Po njëri nga djemtë e këtij trungu familjar, Roberti, jo vetëm që ishte kthyer, por kishte marrë për grua, një vajzë nga Bënja, Marigon. Sado larg që ikin njerëzit, zëri i vendlindjes i thërret. Janë ato zëra që mbushin qenien njerëzore teksa pi qumështin e ëmbël të nënës. Njeriu është i prirur të kërkojë zanafillën e jetës njerëzore. Nga vjen, cilët janë të parët e tij? Sado që kjo botë të duket e trazuar dhe e largët, njeriu e gjen rrugëtimin e paraardhësve të vet. Shkon e ndalet atje ku janë varret e gjyshërve dhe stërgjyshërve të tij. Dhe në mos e gjen dot pllakën e moçme sipër varrit, e ndjen se ata janë aty poshtë nën dheun e zi. Pranvera i mbush me lule, në vend të një tufe të munguar e dimri u hedh pelerinën e bardhë. Aty, në të djathtë të lumit të Vjosës, në fshatrat Ogren dhe Bënjë, janë paraardhësit e Solanzh d` Anzheli.

***
Dokumentari Shqiptarja e Parisit shpalos para shikuesve jetën e Solanzh. Ajo u lind në Paris  nga dy bashkëshortët e mrekullueshëm Robert e Marigo. Ëndrra e Solanzhit që të bëhej mjeke u realizua dhe ajo e mbaroi shkollën me Diplomë të Artë. Kështu, në vitet 1958-1962 e më pas ajo filloi punën si një pediatre e re, duke punuar në spitale të ndryshme të Parisit, si në Bicêtre, Claude Bernard, Baujon, Saint Antoine apo në Saint-Joseph, ku do të punonte gjatë dhe do të hynte në botën e madhe të shkencës duke kuptuar se para së gjithash duhej të ishte humanizmi Profesioni i mjekut kërkon angazhim e përqëndrim, sakrificë e vetëmohim, dashuri të jashtëzakonshme, cilësi që i gjen të harmonizuara te Solanzh.

Po sot në Paris jeton vetëm Solanzh. Pjesëtarët e tjerë të familjes Angjeli (Angely) jetojnë jashtë Parisit, në qytete të ndryshme të Francës. Po lidhjet e Solanzh me vëllezërit e saj: Roland, Gaston dhe Nowl dhe me motrën Aleksandra, janë tepër të forta. Vizitat e shpeshta që i bëjnë njëri-tjetrit  shprehin dashurinë që ekziston brenda familjes Angely. Nipi i saj, Oliveri, e viziton më shpesh hallën e vet, se shtëpitë e tyre nuk janë shumë larg njëra-tjetrës. Olivieri është regjisor filmi në Televizionin Francë 2. Para shumë vitesh ka realizuar një film dokumentar për Tedi Papavramin, duke treguar kështu se nuk është vetëm Solanzh që përkujdeset për atdheun e të parëve të familjes Angely, (Angjeli), por edhe pjesëtarët e tjerë të kësaj familjeje. Këtë dashuri për atdheun e të parëve të tyre e kanë ushqyer bashkëshortët Robert e Marigo. Kjo traditë ka për të vazhduar gjatë dhe urojmë të mos ndërpritet kurrë.

****
Po Solanzh e ka ndarë jetën e saj midis Francës dhe Shqipërisë. Ajo erdhi në Shqipëri që në ato ditë të para kur lindën proceset demokratike. Erdhi që të realizonte dy gjëra të rëndësishme: të njihej me atdheun e të parëve të saj dhe të kontribonte që Shqipëria t`u bashkohej sa më shpejt rrjedhave europiane. Erdhi dhe i realizoi të dyja në mënyrën më të shkëlqyer.
Rrugët e Tiranës e ndien hapin e saj që në vitin 1990. Ishte koha kur po shembej sistemi totalitar dhe një dritë e re shprese dhe besimi po lindnin tek shqiptarët. Ishte koha e përmbysjes së sistemit komunist që e kishte ndarë vendin tonë nga familja e vet europiane. Solanzh, takohej kudo me njerëz që ishin bërë pjesë e proceve demokratike, fliste me ta, u jepte zemër, i inkurajonte për të mos e ndalur për asnjë çast punën e nisur. Tirana pa në ato vite njeriun e përkushtuar, humanisten dhe shpirtin e bardhë si bora, të kudogjendur e të palodhur.  Po nuk ishte vetëm Tirana. Në dimrin e vitit 1992,  me një kamion me ndihma për fëmijë, ajo iu drejtua Tropojës. Aty ajo pa nga afër gjendjen e vështirë në të cilën ndodhej familja shqiptare. Ndaj me një grup mjekësh krijoi shoqatën humanitare Cempea» për fëmijët e Shqipërisë. Ajo e drejtoi këtë shoqatë për gati 20 vjet duke u gjendur pranë jetimoreve e spitaleve. U gjend pranë shkollave ku nuk mungonin problemet e shumta në ato vite tranzicioni. Solanzh u përkujdes shumë për binjakëzimin e shkollave shqiptare me ato franceze siç ishin ato të shkollës De Rada apo Konferenca e Pezës me shkollat Paul Bert në Paris apo Robert Doisneau në Montruzh, etj.
Nuk ndali së shkuari në rrethe të ndryshme të Shqipërisë duke e parë nga afër gjendjen e vështirë në të cilën gjendeshin institucionet shëndetësore. Për të ta nxjerrë shëndetësinë nga kjo gjendje e vështirë, u organizua në Tiranë Kongresi i parë i Pediatrisë Franko-Shqiptare, ku ministri i atëhershëm i Shëndetësisë, z. Sadik Brokaj, dha një ndihmesë të veçantë. Po miq të Solanzhit do të jenë dhe ministrat e tjerë të Shëndetësisë si Maksim Cikuli, Leonard Solis apo mikja e vjetër e saj Anila Godo.

Për gjithë këtë veprimtari të spikatur, në vitin 1999, ishte presidenti i Republikës shqiptare, z. Rexhep Meidani që i akordoi Solanzhit urdhrin e lartë Nënë Tereza me motivacionin: Për rolin aktiv si presidente e shoqatës Cempea si dhe për shërbime të shquara humanitare në ndihmë të fëmijëve shqiptarë. Kjo ceremoni, që u zhvillua  në ambasadën shqiptare në Paris nga ambasadori Rama, mblodhi shumë miq të Solanzhit, diplomat, veprimtarë në drejtim të Shqipërisë si dhe autoritetet franceze.
Po Solanzh nuk e ka shkëputur asnjëherë Shqipërinë nga Kosova. Ashtu siç u gjend pranë shqiptarëve të Shqipërisë në ato ditë të vështira të vitit 1990, po ashtu u gjend pranë shqiptarëve të Kosovës në kohën e Luftës në vitin 1999. U gjend pranë tyre në kampet e Kukësit, për t`u dhënë ndihmën e parë si mjeke. Nuk e ndali punën e saj vetëm me kurimin e plagëve të luftëtarëve. Sapo Kosova u çlirua, ajo u gjend bashkë me ta në vendin e shkrumbuar nga dora gjakatare e Millosheviçit. Pa, dëgjoi, fotografoi. Ishin pamje tronditëse. Ajo shpejt hyri në veprime konkrete humanitare dhe e gjeje kudo: në Gjakovë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, kudo ku një qenie njerëzore kishte

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›