Operazione Colomba peticion me 5000 firma kundër gjakmarrjes
5000 firma për jetën kundër gjakmarrjes! Ky është mesazhi dhe motivi i një nisme tepër të veçantë që djem e vajza, burra dhe gra, shqiptarë dhe Italianë kanë ndërrmarë që prej 7 Qershorit 2013 kundër fenomenit të frikshëm të gjakmarrjes. Dhjetëra të rinj vullnetarë të komunitetit Papa Gjoni XXIII Operacione Colomba do të mbledhin disa firma për një peticion që është quajtur 5000 firma për jetën. Ky peticion angazhon çdo njeri për të mos përdorur dhunën në raste hasmërie dhe për këtë arsye kërkohet ndihma e shtetit që të zbatojë ligjet. Një ndër pikat kryesore të peticionit është fakti që kjo nisëm gjashtë mujorë, që ka si qëllim të mbledhë 5000 firma për ti paraqitur ato para institucioneve e mediave kombëtare dhe ndërkombëtare. Mbledhja e firmave do të përdoret për të ndërgjegjësuar qytetarët në mënyrë që të marrin një vendim mjaft të qartë për të parandaluar dhe kundërshtuar fenomenin e gjakmarrjes.
Motivet
Synimi i këtij peticioni është të mblidhen 5000 firma në mënyrë që të mbështetet angazhimi i qytetarëve për të mos përdorur dhunën në raste hasmërie dhe të kundërshtojnë hakmarrjen ose gjakmarrjen. Per këtë arsye çdo datë 12 të çdo muaji deri në muajin Gusht, në Shkodër, Tiranë dhe qytete të tjera, vullnetarë të Operazione Colomba angazhohen të mbledhin firma vazhdimisht në vende të ndryshme. Përveç mbledhjes së firmave, organizohen shfaqje ose manifestime për të nxitur përfundimin e konflikteve duke sensibilizuar shoqërinë civile me qëllim që të zhduket fenomeni i gjakmarrjes. Në njoftimin për shtyp të organizatorëve dhe përfaqësuesve të Operazione Colomba thuhet se; vrasjet dhe çdo veprim kundër jetës ndajnë thellësisht kombin shqiptarë.
Apeli
Për këtë arsye kërkohet angazhimi i të gjithëve: Qytetarët, Shoqëria Civile, Shteti. Komuniteti Papa Gjoni: Komuniteti Papa Gjoni XXIII, punon në Shqipëri prej 1999 dhe merret me probleme sociale: mbështetje, mbrojtje dhe ri integrim për personat në nevojë veçanërisht fëmijët. Personat në nevoja marrin akomodim të përkohshëm ose të përhershëm, të cilat sigurojnë zhvillimin mbështetjen dhe kujdesin, mbështetjen psikologjike dhe programet integruese. Prej disa kohe merret edhe me probleme e gjakmarrjes e punon për të lehtësuar pajtimin e gjaqeve. Operazione Colomba , grupi paqësor e shoqatës Papa Gjoni XXIII, e specializuar në menaxhimin pa dhunë të konflikteve, nga 2010 vazhdimisht vepron për të drejtat e familjeve qe janë në gjak dhe për të sensibilizuar shoqërinë civile dhe qytetarët për të kundërshtuar dhe shuar këtë fenomen.
Ja përmbajtja e peticionit të Gjakmarrjes
Vullnetarët e Operazione Colomba kanë menduar ta formulojnë peticionin në këtë mënyrë. Në një pjesë të peticionit i bëhet apel të gjithë të rinjve dhe qytetarëve të Shqipërisë e sidomos personave që janë të përfshirë në fenomenin e Gjakmarrjes që të behen pjesë e këtij peticioni në emër të jetës. Çdokush që bëhet pjesë e kësaj fushate duhet të firmos peticionin ku thuhet se; Unë organizohem personalisht që nuk do përdor dhunën kundra jetës në raste të hasmërisë dhe jam kundra gjakmarrjes. I kërkoj shtetit të më mbështesë në këtë zgjedhje të luftës kundra ngujimit e të më garantojë aplikimin e ligjit dhe sigurinë e drejtësisë.