Nuk e pe shenjën? Këtu lejohet vetëm me 30 në orë
Share
Nuk e pe tabelën e kufirit të shpejtësisë? Ky justifikim nuk pi ujë në këtë fshat. Kjo për shkak se një punëtor ndërtimi, Tim Backhouse, nga Britania e Madhe, ka pikturuar shenjën gjigante të qarkullimit rrugor në njërën anë të shtëpisë së tij. 47 vjeçari ka kërkuar vazhdimisht nga autoritetet lokale të merreshin masa për të qetësuar trafikun në këtë zonë. Kur ankesat e tij ranë në vesh të shurdhër, ai vendosi të bënte diçka vetë. Jam i lodhur nga veturat e kamionët që shtojnë shpejtësinë. Në të vërtetë edhe banorët e tjerë më kanë mbështetur, thotë ai.

