Presidenti ukrainas: Nuk kam bërë thirrje për dorëzim

Nëpërmjet një një video të vetë-xhiruar në Twitter duke ecur nëpër rrugët e Kievit Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mohoi çdo raportim se Ukraina ka hedhur armët.
“Ka shumë informacione të rreme në internet që i bëj thirrje ushtrisë sonë të lërë armët dhe se ka evakuim,” tha ai në një sfond të Shtëpisë Gorodetsky të Kievit.
“Unë jam këtu. Ne nuk do të dorëzojmë armët. Ne do të mbrojmë shtetin tonë.”