Sot është dita e tretë e sulmit rus ndaj Ukrainës

Ka qenë një tjetër natë e gjatë pa gjumë për shumë njerëz në shtëpitë e tyre ose strehimoret e nëndheshme, ndërsa sirenat e sulmit ajror lëshuan paralajmërime gjatë natës, njoftojnë burimet mediatike nga Ukraina.
Trupat ukrainase janë përpjekur të zmbrapsin sulmet ruse. Një njësi e ushtrisë në Kiev thuhet se zmbrapsi forcat ruse në një rrugë kryesore të qytetit.
Më herët këtë mëngjes, Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë në një tjetër postim në Facebook se “betejat e rënda po vazhdojnë” në një pjesë të qytetit, duke shtuar se “luftime aktive” po zhvillohen në disa rrugë.
Më shumë se 50 shpërthime dhe të shtëna me mitraloz të rëndë janë raportuar në kryeqytet, sipas Kyiv Independent.
Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes Oleksiy Danilov tha se ushtria ishte në “kontroll” të situatës në Kiev, duke thënë se “ne po e ndalojmë turmën duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion”.
Administrata amerikane i ka kërkuar Kongresit 6.4 miliardë dollarë ndihmë për të ndihmuar Ukrainën.
Agjencitë e ndihmës të OKB-së parashikojnë se deri në pesë milionë ukrainas mund të ikin në vendet përreth.