E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbreteria e Bashkuar feston per lindjen e Princit

22 Korrik, një ditë e shënuar për Mbretërinë e Bashkuar.
Dukesha e Kembrixhit, Kate Midleton dhe Princi Ëilliam sollën në jetë fëmijën e tyre të parë.
Fëmija ishte i seksit mashkull, u lind më 16:24 minuta të së hënës dhe peshonte rreth 3,8 kg. Emri i tij është nuk është shpallur, pasi ishte lënë surprizë edhe vet gjinia e foshnjës, që do të jetë trashëgimtari i tretë në radhë për kurorën.

Dita më e nxehtë prej një dekade nuk i ka penguar londinezët të presin me orë të tëra para spitalit Shën Mary për lindjen e princit të vogël. Një ngjarje historike, entuziaste dhe prekëse në të njëjten kohë.

“Është dicka fantastike, të gjithë që bërtasin, urime për fëmijën tuaj të parë, Uilliam dhe Kate”.

Në këtë festë është i pranishëm edhe një turist kanadez.

“Është një pjesë e rëndësishme e historisë sonë. Janë të shumtë besnikët ndaj kurorës, prandaj është emocionuese për të gjithë, edhe në Kanada”.

“Ky fëmijë sjell frymën e shpresës, paqe në këtë botë që po ndodhin kaq shumë ngjarje”.

Festime ka patur edhe para Bukingham Palace, nga ku u bë dhe njoftimi zyrtar për lindjen e foshnjës, 16.24 me orën e Grinuic.

Urimin e tij e dha dhe kryeministri David Kameron.

“Është një moment i rëndësishëm për kombin tonë, por mbi të gjitha mendoj se është një moment i mrekullueshëm për një çift, që tashmë u bë me një fëmijë.
Jam i sigurt se anembanë vendit dhe anembanë gjithë qytetërimit, njerëzit janë duke festuar dhe i urojnë çiftit mbretëror gjithë të mirat”.

Në nder të lindjes së fëmijës mbretëror, tabloidi anglez “The sun” ndryshon titullin dhe për këtë rast bëhet “The Son”, (djali), e sigurisht që shumica e shkrimeve i dedikohen ngjarjes së shënuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›