E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta per Papa Franceskun ne Brazil

Jo të gjithë festuan në Brazil për ardhjen e Papa Franceskut të Parë. Protestat kanë shpërthyer jashtë selisë së qeverisë vendore pas takimit mes papës dhe presidentes së Brazilit Dilma Rusef. I plagosur ka mbetur një polic, i cili është goditur nga një bombë molotov. Për protestuesit problemi janë 40 milion ëeurot që janë shpenzuar sipas tyre për vizitën e papës që mund të ishin investuar në arsim ose shëndetësi.
Më shumë se një mijë persona janë përpjekur të arrijnë ndërtesën e qeverisë por janë sulmuar me gaz lotsjellës, nga 20 mijë policë të angazhuar për të ruajtur papën. Në një vend të shenjtë që do vizitohej nga Papa Francesk është gjendur një bombë artizanale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›