Meta per rinumerimin Transparence te bazuar ne Kodin Zgjedhor
Mesditën e sotme kryetari i LSI-së Ilir Meta është takuar selinë e Partisë Socialiste me Kryetarin e saj Edi Rama. Pas takimit i cili zgjati për rreth 1 orë, Meta iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me procesin e rinumërimit të votave të 23 qershorit.
Ai vlerësoi nevojën për transparencë të bazuar në Kodin Zgjedhor dhe tha se vendimi i Kolegjit për Qarkun e Lezhës ishte i drejtë.
" Transparenca është mjaft e rëndësishme, por gjithmonë sipas ligjit dhe kodi ka qenë shumë i qartë se procesi i hapjes së kutive mund të bëhet vetëm me 5 vota të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pra, këtë kompetencë mund ta ketë vetëm Kolegji Zgjedhor, në kushtet kur gjysmë-KQZ-ja ka vetëm janë katër anëtarë. Pra, Kolegji ka marrë vendim të qartë ligjor dhe kushdo që nuk është dakord me këtë vendim ndjek rrugën që përcakton ligji", tha Meta.
Kryetari i LSI-së u tregua i rezervua në lidhje me programin bashkëqeverisës PS-LSI dhe strukturën e re të qeverisë së ardhshme.
“Për këtë mund të pyesni Kryeministrin e zgjedhur”- tha shkurt Meta, ndërsa i pyetur programin e ri qeverisës për 300 ditët e para, ai tha se çdo gjë do të bëhet publike në kohën e duhur.
Luan Rama: Vendimi I Kolegjit i pa ndikuar nga politika
Në një dalje publike për mediat sekretari I LSI-së Luan Rama vlerësoi vendimin eKolegjit Zgjedhor duke e vlerësuar atë të bazuar tërësisht në ligj
“Kolegji shpalli një vendim të bazuar tërësisht në ligj dhe në ndërgjegjn e gjyqtarëve kjo është shenjë integriteti profesional, dëshmi e paanësisë së gjyqtarëve. I garantoj të gjitha institucionet e drejtësisë se LSI dhe mazhoranca e re do të bëjën të mundur që më në fund në Shqipëri të ketë institucione të drejtësisë që veprojnë në përputhje me standardet evropiane që veprojnë të pavarura e të pandikuara nga politka. Kjo është ajo që presin qytetarët shqiptarë:- theksoi Luan Rama.