E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbreti Albert i Belgjikes abdikon ne favor te djalit te tij Filip

Tranzicioni mbretëror në Belgjikë do të ndodhë në 21 korrik, ditën e festës kombëtare. Kjo ëshët dhe data e zgjedhur nga Mbreti Albert për ti lënë fronin djalit të tij Filip. 

Pas 20 vitesh në fron mbreti i Belgjikës Albert ka vendosur të abdikojë për shkak të moshës së madhe dhe problemet shëndetësore.
Sovrani i ri është djali i madh dhe princi trashëgimtar Filip 53 vjec.
Nuk do të jetë një detyrë e lehtë kjo për pasardhësin. Mbreti Albert ka pasur një rol thelbësor në menaxhimin e krizës politike në vend në vitin 2010. 
Menjëherë pas lajmit pyetja ka qenë nëse sovrani i ri do të jetë në gjendje të mbretërojë. Shumë qytetarë shprehen mirënjohës për atë që mbreti Albert bëri gjatë periudhës 500 ditore kur vendi ishte pa një qeveri. 
Jo në marrëdhënie të mirë me shtypin sovranit të ri i duhet të merret dhe me partitë separatiste flaminge të cilat nuk e mbështesin monarkinë belge.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›