E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama feston 49 vjetorin

Buqetat me lule shumëngjyrëse ndiqnin njëra-tjetrën, paraditen e së enjtes, duke mbushur ambientet e selisë së Partisë Socialiste. Përmes tyre, simpatizantë të thjeshtë dhe miq të vjetër i kanë uruar kryesocialistit Edi Rama 49 vjetorin e ditëlindjes së tij. Kreu i PS, i cili ka lindur më 4 korrik të vitit 1964, ka festuar privatisht me stafin e tij më të afërt, në sallën ku zakonisht socialistët zhvillojnë mbledhjet e grupit parlamentar. Larg syve të kamerave, Rama ka trokitur gotat dhe ka ndarë me deputetët që ishin present në selinë e partisë, edhe tortën e ditëlindjes. I shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, Rama ka hapur edhe dhuratat që i kanë mbërritur për ditëlindje, për të cilat njerëzit pranë tij thonë se ishin të shumta, pa dhënë detaje të mëtejshme. Më pas dita e punës e kryesocialistit Rama ka vazhduar normalisht sipas axhendës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›