Mbreti i Kosoves dhe Presidenti i thyerjes se miteve
Nuk thuhet kot se rasti eshte Mbret i botes dhe doren ne zemer kesaj radhe per perfeksionimin e ketij rasti u kujdes me te madhe vete lartmadheria e tij mbreti Dell i cili me fuqite e pakufizuara vepruese qe ka mbi Kosoven dhe forcen e rrezatimeve ndikuese qe demonstroi per mes SMS-ve te tij magjik arriti te prodhoj edhe nje here mrekulline e radhes duke bindur deputetet per votim demokratik ne favor te Presidentit tone te ri i cili na e zbardhi fytyren duke u bere shembulli i pare i arritjes se veriut te vendit tone te pashkelur dhe thyerjes se mitit mbi pamundesine e kalueshmerise se Ures mbi Iber per te arritur ne token tone te premtuar
Si metafore e pershtatshme per rastin e kesaj mrekullie e cila ndodhi ne menyre disi te papritur dhe erdhi si dhurate e pikur nga qielli mu kujtua nje Anekdote qe tregohej dikur neper odat tona per veprimet e njohura nga gojedhenat mbi Nastradinin i cili me mencurin e tij linte njerezit gojehapur duke u gjendur edhe ne situata te nderlikuara kur te tjeret para rasteve te tilla ne mungese te opsioneve per zgjidhje te pa arritshme per njerezit e rendomte dorezoheshin kurse ky per cfaredo rasti dhe rrethane kishte opsionin e tij te rrugedaljes edhe ne koherat e vjetra.
Atebote sipas Anekdotes mbahej nje gare per vrapim kuajsh ku secili pjesemarres kishte dale me atllaret me te perzgjedhur kurse i vetmi Nastradini ne garen per vrapim kuajsh ne mungese te kalit ishte paraqitur me Kaun e tij plak. Organizatoret te cuditur nga sjellja e Nastradinit e kishin pyetur me shume habi Nastradin ckuptim ka paraqitja e juaj ne gare kuajsh me nje Ka-plak... dhe Nastradini duke buzeqeshur u ishte pergjigjur Hehe nese Kau im plak i ka hujet qe kishte derisa ishte Taraknuk do te kete kali qe do tia kaloje...
Ndoshta edhe mikja jone e madhe USA me perzgjedhjen perfaqesimit kishte te drejt sepse ndihma e mbretit ishte ajo qe ne minutat e fundit shpetoi deshtimin e zgjedhjes se Presidentit tone te ri i cili thene te drejten me gjithe menyren e diskutueshme te zgjedhjes ne kete funksion te lart shteterore aktivitetin e tij si udheheqes i shtetit e nisi mbar dhe me nje vizite te shumepritur ne veri te vendit duke kaluar Uren mbi Iber-kembe me crast percolli edhe ministrin e brendshem te cilin ai e quajti te mbrojtjesderi ne shtepine e tij ne Suhadoll duke i deshmuar mbar opinionit vendor dhe atij nderkombetar se Ura mbi Iber si cdo qyteti tjeter te botes i sherben bashkimit te Mitrovices dhe mbrojtesit e vertete te ndarjes jane grupet mafioze shqiptaro-serbe te interesit te cilat qe nga paslufta e mbajne te ndare Kosoven.
Ndodhi cfare ndodhi dhe nga gjithe kjo mrekulli e kombinuar eksperimentale vendore-nderkombetare Kosova me ne fund fitoi organet e saj legjitime shteterore per te hyre edhe nje here ne bisedime kompromisi me Serbine te cilat jane bere jo vetem te frikshme por edhe te rrezikshme per vendin nga mundesia e perhapjes se viruseve te semundjes infektive te gripit te derrave serb jo vetem ne Veri dhe Enklavat serbe si deri me tani por edhe ne gjithe territorin e Kosoves dhe tashme me marreveshje dypaleshe per krijimin e bazave te reja vepruese te Serbise si strofuj legjitim te veprimit serb ane e mbane Vendit nga te cilat jeta e banoreve autokton shqiptar nuk do te ndihet dhe jetohet e lire as e pavarur edhe ne te ardhmen.
Shqiptaret nuk paten kurre nje strategji te mirefillte veprimi kunder invazionit te coroditur serb as atehere kur serbet brenda dy vjetesh te pavaresise se Vendit tone organizuan dy pale zgjedhje te Serbise ne shtetin e Kosoves as kur Koshtunica dhe Nukoliq me bandat e tyre te armatosura nga Mitrovica kercenonte shqiptaret e heshtur edhe pse atebote Ministri yne i brendshme pati zene priten si burrat ne pjesen jugore te Ures i cili i carmatosur edhe pse i vetem kunder te gjitheve rrinte sypatrembur me qendrim stoik duke vrojtuar trimerisht gjendjen me vemendje dhe vigjilence te shtuar sic ishte edhe vet shkalla e seriozitetit te ngjarjes me duar ne xhepa me siguri duke llogaritur edhe ne me te keqen ai ishte liruar edhe nga kollarja qe ne rast sulmi nga pala serbe te mos djersitej gjate zhvillimit te luftes per mbrojtjen e Vatanit qofte edhe duke ikur shqiptarisht... praktike kjo e njohur nder ne si terheqjetaktike... per hir te ruajtjes se rendit dhe qetesise publike dhe mosrrezikimit te paqes ne vend dhe rajon...
As policia e shtetit atebote nuk turperohej kur deklaronte se nuk ishte e informuar per vizitat e funksionareve serbe pas futjes se papenguar te bandave serbe ne Kosove sic nuk turperohet as sot te ik nga veriu vetem pas disa mini-demonstratave te dhjetera apo qindra rrugebllokuesish serbe derisa ajo bashke me EULEX-in kontrollon shqiptaret jo vetem ne vendkalimet kufitare dhe Aeroport por edhe ne vend punim ne shtepi e banesa edhe pse kriminelet serbet jane ata qe sa here duan marrin yryshe ne menyre te organizuar per te penguar levizjen e lire dhe kthimin e shqiptareve ne shtepite e tyre ne veri duke diskriminuar keshtu te drejtat njerezore dhe kombetare te shqiptareve edhe tani njejte si dikur.
Le te shpresojme se gjera te tilla kane mund te ndodhin vetem deri me tani per cka nga qeverite dhe ministrat ndoshta nje dit jo te larget edhe do te kerkohet pergjegjesi per mospengimin e ndarjes se Kosoves me gjithe premtimet e Presidentit te ri se tani e tutje do te punohet per vendosjen e rendit dhe ligjit rregullit dhe shtetit ligjor ne gjithe vendin. Madje ai u shpreh se nuk njeh terme jug-veri por vetem ekzistimin e nje Kosove si teresi gjeografike per kompaktesine dhe integritetin territorial te se ciles nuk do te behet asnje kompromis gje te cilen deri me tani realisht nuk e kishte Kosova teresine e se ciles e rrezikojne edhe sot haptas dhe shume seriozisht bandat kriminale dhe policia e Serbise e involvuar ne vendin tone nga frika e se ciles as nje funksionar nuk guxonte te kalonte ne veri deri ne momentin kur Presidenti i porsazgjedhur haptas Diten per Diell dhe pa asnje ferre ne kembe me gjithe verejtjet dashamirese per rrezikun e madh e kaloje kembe Uren mbi Iber me crast percolli edhe ministrin e mbrojtjes deri ne shtepine e tij... ne veri te Mitrovices. Zot bene mire
Me viziten e tij ne veri Presidenti i ri ua kaloi te gjithe Patrioteve te deritanishem te luftes dhe paqes duke e kaluar per here te par Uren mbi lumin Iber me ecje kembe nga nje President dhe funksionar i rangut te larte shteterore qe nga clirimi i Kosoves ndaj per dallim nga te tjeret zoteri Pacolli na doli se eshte nje akademik i shkathet i shembujve historik sic veproi Presidenti i atehershem amerikan Xhon Kenedi gjate luftes se ftohte ne mes dy blloqeve me te medha te botes. duke ateruar ne Berlinin e rrethuar nga ushtaret rus ku per tiu dhene zemer gjermaneve te rrethuar nga cdo ane dhe bindur ata se nuk jane vetem pati deklaruar se USA eshte me ju dhe une jam nje berliner
Edhe zoti Pacolli nga inati i izolimit te pjeses veriore te vendit ku ligjin e bejne policia shteterore e Serbise bashke me bandat vendore serbe kunder te cilave nuk doli force qe te rezistoj ku organet tona shteterore praktikisht atje as nuk ekzistojne e kush e di ndoshta ne shenje hakmarrje edhe ndaj ushtareve rus te cilet pas ikjes se forcave te Millosheviqit ishin te paret qe pa prit e pa kujtua hyne ne Prishtine dhe pushtuan edhe Aeroportin pa asnje fishek te shkrepur Behxhet Pacolli vendosi qe te jete Presidenti i pare i vendit i cili mes permes Ures se Ibrit kaloj ne Mitrovicen veriore ku me te arritur ne ate pjese te pa shkelur te vendit tone deklaroi se edhe ketu eshte Kosove dhe ju jeni pjese e ketij vendi ndoshta edhe me cmimin e prishjes se rehatise se mafias nentokesore shqiptaro-serbe e cila po shihet hapur se ishte dhe mbetet shkaku kryesor i mosvizitave ne veri te vendit.... nga bartesit e funksioneve dje dhe sot.... te cilet lejuan qe Presidenti i ri tu tregoj se deri ku eshte Kosove dhe sa e thjeshte eshte menyra e kalimit edhe ne ate pjese te vendit duke thyer mitin e rrejshem te pakalueshmerise mbi Uren e Ibrit e cila nuk e ndan sic pretendojne te na bindin mbi dhjet vjet me radhe vendor e nderkombetar por ajo e bashkon Mitrovicen dhe Kosoven e cila padurim pret shfaqjen e Arkitektit te bashkimit te saj
Menjehere pas clirimit te veriut Presidenti beri edhe premtime te mrekullueshme premtime qe shqiptaret i duan dhe vertete deshirojne qe ato me ne fund edhe te realizohen por jo nga organet e tulatura shteterore derisa me rastin e vizites pa asnje pengese te Presidentit ne Veri u pa hapur se shkaku i vertet per mos funksionim te shtetit ligjor edhe ne ate pjese te vendit jane perfitimet nga kontrabanda.
Presidenti i ri nuk eshte posedues i ndonje oratorie te madhe me te cilen do ti mjegullonte te metat per mosrealizimin e premtimeve si ata te meparshmit qe shfryheshin me fjalime te gjata demagogjike te fryra me patriotizem shterp ndaj ketij i duhet pune dhe angazhim qe ti deshmoi ne veper te arriturat me fakte dhe jo si pararendesit e tij te cilet cdo mossukses e mbulonin me tymnaja patriotike per mes referateve mendjemarrese oratorike te cilet per mossukseset personale shpallnin gjithe boten fajtore pervec atyre te cilet mbeteshin gjithmone te pagabueshem sic ndodh edhe tani kur ne vend te rritjes se rrogave te premtuara rriten cmimet e shfrenuara te cilat edhe nese vertete rriten rrogat ato tanime nuk mund ti mbulojne kostot e shpenzimeve.
Presidenti i ri beri edhe nje gjest tjeter human duke vizituar dy familje te varfra buze urise te cilave bashke me tete familje tjera skamnore vendosi tua ndaj ne menyre proporcionale pagen e tij mujore kurse ish presidentit Sejdiu si egoist dhe shkeles i kushtetutes qe ishte nuk kerkonte rritje te ardhurash per popull por kerkonte rritje page per vete ne dem te buxhetit te shtetit tone te varfer.
Sipas anekdotave te vjetra thuhet se kur eshte martu fukaraja kane ndodhur tri gjera te keqija E para eshte prishur Koha e dyta eshte shkurtua Nata dhe e treta eshte shky edhe tupani te cilat e kane prishur komplet-ahengun e Dasmes... ndaj edhe shqiptaret me shume halle kush do ti garantoj ata se nese Presidenti i porsazgjedhur do te jete aq i suksesshem sa ai premton te mos marre mesysh e ti ndodhe gje e keqe nga armiqte tane ngase sic duket ai nuk eshte njeri qe izolohet nga populli dhe mbyllet ne makina te blinduara sic kane vepruar pararendesit e tij ndaj armiku i shqiptareve-Rusia nga deshperimi mund ta gjuaj edhe Presidentin tone me ndonje rakete nga largesia si Dudajevin e Cecenise dikur sepse ajo nuk lejon me deshire qe dhenduret e saj te punojne per ato shtete ekzistencen e te cilave ajo e mohon sic ishte rasti dikur me Cecenine e pushtuar dhe tani me Kosoven e Pavarur te cilen Rusia as tash nuk e pranon.
Madje po ndodhi rastesisht qe prane presidentit tone te qelloj edhe mbreti Dell dhe Rusia te kryej ndonje sulm te qellimshem kolateral per vrasjen e dy zogjve me nje gur duke eliminuar edhe mbretit sic pati vepruar NATO me bombardimin e Ambasades Kineze ku strehoheshin funksionaret e Ministrise se Puneve te Brendshme te Serbise dhe qofte larg qe ne si popull kaq i pa fat te mbetemi pa Mbret dhe President kush do te udheheqe ne menyre kaq te perkushtuar me ne pastaj kur sdo te kete me udheheqes te tille human e as mbret te tille te perfekt qe te na orientoj qofte edhe permes SMS-ve per marrjen e vendimeve shteterore ne rast te hutive te medha vendore