E Shtunë, 31 Tetor 2026

Porta e BE e mbyllur per Ballkanin

Muhamer Pajaziti

Nga Muhamer Pajaziti

Nje kohe te gjate procesi i zgjerimit dhe thellimit llogaritej nje nga mjetet me fuqishme te politikes se Bashkimi Evropian. Terheqja e BE-se ka ndihmuar transformimin e Evropes Qendrore dhe Lindore nga regjimet komuniste ne ato moderne me demokraci funksionale. Ky proces kishte frymezuar sado pak reforma ne vendet e Ballkanit Perendimor dhe me gjere dhe pranohej ideja se te gjithe evropianet perfitonin duke pasur fqinj qe kane demokraci me te qendrueshme dhe ekonomi te begate.

Edhe sot eshte jetike per BE-ne qe te siguroje dhe menaxhoj me kujdes procesin e zgjerimit qe ndihmon shtrirjen e paqes stabilitetit prosperitet demokracine te drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit ne te gjithe Evropen. Por si duket e verteta qendron ndryshe. Shume analiste dhe njohes te integrimit ekonomik evropian e theksojne hapur se Evropa i ka punet keq dhe kriza qe ajo kalon e cila lidhet me ritmin e rritjes se saj ashtu edhe me orientimet politike me natyren e qeverisjes se saj ekonomike si edhe me deficitet sociale dhe demokratike eshte me e renda e historise se saj.

Profesori i shquar Jean-Yves Letessier me te drejte thekson se ne keto kushte nuk eshte e teper te pohohet se ne mungese te pergjigjeve politike  te perbashketa dhe te shpejta per tensionet e renda qe po e tronditin vihet vertet ne rrezik vazhdimesia e eksperiences unike te integrimit mbartese e te ciles eshte Evropa.

Shenjat me te dukshme te kesaj krize pa precedent jane te shumta dhe te lehta per tu identifikuar. Keshtu per shembull entuziazmi ne renie nga zgjerimet e fundit. Madje edhe integrimi i dhjete vendeve te reja ne 1 maj 2004 shtate prej te cilave sundoheshin nga Bashkimi Sovjetik nuk u prit me ceremoni te ngrohta nga vendet anetare.

Por integrimi i Bullgarise dhe Rumanise ne 1 janar 2007 qe u realizua ne nje klime indiference pothuaj te pergjithshme madje edhe dyshimi flet shume per dobesimin e ndjenjave te identitetit dhe perkatesise se evropianeve. Per te mos folur pastaj per Sllovenin qe u be anetare e zones euro ne 1 janar 2007 e ndjekur nga Qipro dhe Malta ne 1 janar 2008 ngjarje keto qe u injoruan ose anashkaluan nga mediet dhe qe rastin me te mire u lene pak vend ne shtypin e specializuar.

Nje tjeter shenje domethenese e kesaj krize mund te gjendet ne mungesen gjithnje e me te madhe besimit nga nje numer gjithnje e me i madh qytetaresh evropian te cilet e kane gjithnje e me te veshtire  te gjejne nje lidhje midis orientimeve ekonomike dhe sociale te Bashkimit dhe mundesise per te pare te rritet mireqenia e tyre.

Evropianet akoma heqin te zite e ullirit nga nje pjese e madhe e rumuneve dhe bullgareve  te cilet merren me veprimtari te dyshimta dhe kriminale disa punojne ne te zeze ndersa nje pjese e mbetur jeten e tyre e kalon duke fjetur nen ura dhe parqe ne metropolet evropiane.

Ata nuk deshirojne ta besojne se kane lejuar nje gje te tille.

Por akoma me shume i shqeteson edhe kriza greke dhe krizat tjera te paralajmeruar ekonomike ne vendet tjera anetare te BE-se te cilat me parate e gjermaneve francezeve dhe vendeve tjera anetare duhet tejkalohen.

A jane te gatshem shtetasit e BE-se por edhe vet ky organizem qe te pranoj edhe virusin qe quhet Ballkani Perendimor ne te cilet bejne disa shtete me nje mal kontestesh bilaterale dhe ceshtjesh tjera te hapura.

A eshte i interesuar Bashkimi Evropian problemet e Ballkanit ti barte tek vetja fare perfiton nga perfshirja e ketyre shteteve ne gjirin e saj Pergjigja eshte shume e thjeshte nje Jo e madhe.

Perderisa zgjerimet e meparshme- integrimi i disa shteteve me pak te zhvilluara ekonomikisht ekuilibrohej nga disa ringritje ekonomike te pakundershtueshme sot nuk ekziston nje situate e tille Evropa sapo ka dale nga recesioni ekonomik.

Prandaj edhe ky proces prolongohet Maqedonia tanime 5 vite ka statusin kandidate Shqiperia u refuzua ndersa Serbia dhe shteti i Kosoves do te duhet te bisedojne edhe gjate kohe per ceshtje te ashtuquajtura teknike dhe kjo do te kushtezohen me integrimin. Mos te flasim per Turqine e cila ka me shume se dy decenie qe ka marre statusin kandidate dhe akoma qendron para portes evropiane.

Brukseli zyrtar e pranon se Ballkani Perendimor eshte nje sfide e vecante per BE. Politika e zgjerimit duhet te demonstrojne fuqine e saj te transformimit te ketij rajoni ku shtetet jane me demokraci te brishta dhe marredhenie nderetnike te tendosura. Nje perspektive bindese politike per integrimin perfundimtar ne BE eshte vendimtare per te mbajtur reformat e tyre ne rrugen e duhur.

Por eshte po aq e qarte se keto vende mund te anetaresohen ne BE vetem kur ato te kene permbushur kriteret ne menyre te plote.

Lidershipi aktual ne vendet e rajonit nuk po deshmon nje maturi dhe pergjegjesi ne ushtrimin e funksioneve te shtetit. Jane shume anomali qe duhet eliminuar dhe kjo do te ndodhe kur i gjitha rajoni do te udhehiqet nga nje klase e re politike e cila mbarte te vete vlera te larta civilizuese dhe demokratike.

Ne te kunderten  Kartoni i kuq i radhes nga Bashkimi Evropian per Ballkanin Perendimor  do te jete  goditja e radhes e rende dhe qe verteton brishtesine e ketij rajoni ne te gjitha sferat institucionale dhe shoqerore. Por kjo do te jete me pasoja edhe per vendet evropiane.

Te gjetur ne nje situate te tille vendet e Ballkanit realisht nuk mund te pretendojne se i takojne familjes evropiane atje ku promovohen demokracia te drejtat e njeriut tolerances nderetnike8230 etj.

Ky rajon ne te ardhmen medoemos duhet te hapet ndaj vlerave demokratike dhe principeve qe ofron Bashkimi Evropian sepse vetem ashtu do te kete edhe me shume liri per vete dhe aspiratat per anetaresim ne familjen evropiane do te jene me shpresedhenese.

Autori eshte ligjerues ne Institutin per Studime Politike dhe Evropiane 8211 ISPE

Lajme te ngjashmeDenimi i Gjorgjevic per krime ne Kosove vendimi i plote i HagesApel ndaj politikes shqiptare Po demtohen interesat e kombit Korrupsioni zgjedhjet e protestatKantrimen Zgjidhja sdo vije nga BE-SHBAAthina zyrtare Shkupi te levize per emrin Lidhjebashkimi evropian e mbyllur per Ballkanin Instituti per Studime Politike dhe Evropiane ISPE Jean-Yves Letessier Kosove Malta Maqedoni Muhamer Pajaziti Porta e BE Qipro Slloveni

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›