E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marredheniet e hershme tek vajzat pengojne rritjen normale

Flet doktoresha e shkencave Mirela Rista obstetre-gjinekologe ne Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik Koco Gliozheni

Te rinjte e sotem gjithnje e me heret kryejne marredhenie seksuale. Studimet e fundit te Institutit te Shendetit Publik evidentojne se tanime adoleshentet 14-vjecare kryejne marredhenie. Mjeket gjinekologe ngrene shqetesimin duke iu drejtuar kryesisht vajzave adoleshente se kryerja e marredhenieve ne moshe te vogel demton organizmin dhe pengon rritjen normale te tyre. Madje ne nje interviste per Sstandard mjekja obstetre-gjinekologe Mirela Rista thote se cdo marrje e parakohshme e kontraceptiveve para moshes 17 vjec ka efekte shendetesore. Me tej doktoresha shpjegon metodat kontraceptive me te sigurta per te shmangur nje shtatzeni dhe per komoditete ne marredhenien e tyre.

Cilat jane metodat kontraceptive me te sigurta

Kontracepsioni eshte metoda e mbrojtjes ndaj nje shtatzenie te padeshiruar qe nenat ose vajzat e kane te nevojshme ta njohin gjate jetes se tyre ne marredheniet seksuale. Kontracepsioni perfshin mbrojtjen me pilula dhe kontracepsioni nepermjet vendosjes ne miter te nje aparati qe quhet dispozitivi intrauterine qe ze vendin e embrionit ne uterus. Dispozitivi intrauterine ose sic quhet ndryshe sterilja eshte nje aparat i vogel qe vendoset ne brendesi te mitres ne kavitetin qe krijohet per vendosjen e embrionit per vendosjen e produktit te konceptimit ne momentin e fillimit te shtatzenise. Vendosja e steriles ne kavitetin e uterise ne menyre mekanike ze vendin e produktit te konceptimit. Nese ne marredheniet e pambrojtura ne cift eshte arritur fekondimi i vezes dhe krijohet produkti i perbashket i konceptimit ai nepermjet tubave transportohet ne kavitetin uterin por aty nuk gjen mundesi qe te kapet sepse kete vend e ka zene ky aparat i vogel qe gruaja mban ne trupin e saj. Kjo gjeneze e nje organizmi te ri duke mos gjetur vend se ku te kapet ne muret e mitres bie nxirret nga organizmi dhe si i tille humbet gruaja nuk ka me shtatzeni pasi aparati qe ishte vendosur ne muret e mitres nuk krijoi mundesi per tu kapur po aty ne te njejtin vend nje embrion i ri. Ketu qendron siguria per te mos krijuar shtatzeni nje nene qe mban ne mitren e saj sterilen. Vendosja e aparatit te steriles behet nga specialisti gjinekolog dhe ka nje jetegjatesi deri ne 5 vjet. Ky aparat qendron i efektshem dhe mbron nenen nga nje shtatzeni brenda pese vitesh nga momenti i vendosjes. Ka edhe aparat qe jetegjatesine e tij e ka 10 vite brenda mureve te mitres. Aparati i vendosur ne muret e mitres sterilja ka nje permbajtje ose me baker ose me nje produkt te progresteronit i cili duke qene ne koken e ketij aparati nepermjet mureve te mitres hyn ne enet e gjakut dhe transmetohet ne sistemin qarkullues te gjakut te nenes duke i dhene asaj nje doze te perditshme te paket progresteroni ne keto pese vite qe aparati qendron ne trupin e saj. Keto aparate jane me te kushtueshme dhe quhen mirena kjo ka aftesi jo vetem per te mbrojtur nenen nga nje shtatzeni te padeshirueshme por ka edhe efektin mjekesor kurues. Progresteroni qe eshte ne permbajtje te ketij aparati duke hyre ne qarkullim te gjakut te nenes ia jep kete hormon pak nga pak nenes duke i dhene mundesine qe ajo te kete nje nivel hormonal te kontrolluar dhe te shendetshem per organizmin e saj. Shume here keto aparate per kete qellim vetem per qellim mjekues ne ua vendosim nenave kur ato kane crregullim te ciklit menstrual te tilla qe japin hemorragji te zgjatura apo sasi te madhe te hemorragjive gjate diteve te ciklit menstrual. Ky aparat ka nje rendesi nese vendoset ne trupin e nenes sepse e mbron nga shtatzenia por edhe e sheron nese ka te tilla shqetesime. Metoda tjeter eshte metoda kontraceptive me pilula. Pilulat kane ne secilen nga kokrrat e tyre nje permbajtje hormonale dhe ndryshimi hormonal dallon njerin tip pilule nga tjetra. Sot ne tregun farmaceutik ekzistojne disa lloje pilulash qe nga pamja e jashtme jane te gjitha njesoj me disa kokrra qe pacientja e merr rregullisht ne te njejtin orar nje here ne dite por qe ato ndryshojne nga njera-tjetra pikerisht nga perberja hormonale e kokrrave te tyre. Pacienti i zgjidhet pothuajse ne baze te karakteristikes fiziologjike pak a shume ajo pilule e pershtatshme per dozimin hormonal qe kerkon organizmi i asaj femre.

A eshte e mundur te bejme nje klasifikim te kontraceptiveve ne baze te efektivitetit te tyre

Perzgjedhja e kontracepsionit duhet ti pergjigjet moshes struktures hormonale te cdo individi. Prandaj jane te tilla qe ne i klasifikojme sipas problematikes qe duam te zgjidhim. Personi qe vendos te marre nje kontracepsion te zgjedhe metoden kontraceptiveve duhet te paraqitet tek gjinekologu dhe shume here kjo konsulte kerkohet te jete ne cift. Pasi duhet te jete cifti ai qe duhet te zgjedhe kontracepsionin me komod ne menyren e marrjes perfitimit afatgjate dhe do pershtatet ne baze te karakteristikave qe ka shendeti i nenes ose i vajzes ate pilule qe jep sa me pak efekte anesore. Vajzat e reja qe nuk kane filluar akoma shtatzenesite e deshiruara qe nuk jane bere ende nena ne iu rekomandojme qe per tu mbrojtur nga nje shtatzeni e padeshiruar te perdorin pilulen por ate qe eshte me dozen minimale hormonale pra ajo qe quhet minidoze. Ka disa pilula. marrja e te cilave shton ne peshe por pilula me dozen minimale nuk shton ne peshe. Tek nenat thuhet qe duke permiresuar qarkullimin e gjakut ne veshka keto urinojne me shpesh. Nenat e reja qe kane lindur dhe nuk duan shtatzeni te aferme me njera-tjetren por duan ti planifikojne ato ne moshen trevjecare ato mund te vendosin aparatin e steriles qe ne pese vite i lejon nje marredhenie bashkeshortore te sigurt qe edhe e pambrojtur ajo te mos arrije ne nje shtatzeni te padeshiruar ose mund te marre kokrrat. Por marrja e kokrrave kerkon nje rregullshmeri te marrjes se kokrrave cdo dite. Metodat kontraceptive jane pilulat tabletat qe merren rregullisht cdo darke nga goja kane nje efekt mbrojtes rreth 99. Jane shume te sigurta per nje shtatzeni te padeshiruar.

Ne cfare moshe rekomandohet perdorimi i tyre

Pilula fillohet pas moshes 17 vjec. Nderkohe qe nuk keshillohet vendosja e aparatit pa u bere nena pasi zgjedhja e aparatit eshte per ato qe jane bere nena dhe duan komoditetin e tyre ne marredhenie ne te njejten kohe ti perkushtohen femijes derisa te rritet. Problemi i marrjes se kontraceptiveve eshte vertet i lodhur me moshen. Nga ana shendetesore nje gjinekolog nuk rekomandon fillimin e kryerjes se marredhenieve seksuale para moshes 18 vjec si e tille edhe pilula kontraceptive mund te merret nga vajzat pas kesaj moshe. Kohe kur eshte plotesuar rritja e organizmit cdo marrje e parakohshme e kontraceptiveve para moshes 17 vjec ka efekte shendetesore. Mitra eshte e paformuar mire ka qeliza akoma te brishta ka qeliza jo te forta per te perballuar nje stres fizik sic eshte marredhenia seksuale si e tille mund te pesoje demtime ne strukturen e qelizes qe i transmeton me vone ne rritje me semundje.

Flitet shpesh per pilulen e emergjences sa e rrezikshme eshte

Pilula e emergjences eshte nje doze e tille hormonale qe pengon vendosjen ne uterus tashme te nje embrioni qe eshte bere si i tille dhe ka nje doze te larte hormonale dhe si e tille nuk keshillohet qe te merret pa rekomandimin e mjekut. Dihen pasojat negative kjo manifestohet ne ciklin e tyre qe per dy-tre muaj mund te jete i crregullt dhe do tiu duhet te marre medikamente mjekesore per rregullimin e tij. Pilula e emergjences eshte funksionale ne 80 te rasteve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›