E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhep Qose nga ushtare i Enverit ne sherbim te Edvinit...

Sa merre vesh Qosja nga politika Nje njeri qe eshte provuar i deshtuar ne politiken e panshqiptare kandidat qe ne zerat e tabeles se rezultateve te zgjedhjeve ne Kosove ka figuruar te te tjere pasi nuk ka siguruar kurre me shume se 0.5 per qind te votave nuk mund te shese mendime politike. Jo sepse nuk ia ndalojme te botoje poshte e perpjete ate qe ai mund ta quaj mendim te tijin politik por se prova elektorale para se ciles nje politikan ne nje vend demokratik vendos veten eshte edhe vleresimi me i mire per kete mendim dhe ai i Qoses nuk ka marre asnjehere note kaluese. Nga ana tjeter Qosja ndoshta nuk e ka vene re por Sali Berishen ne Kosove e kane pritur si hero kombetare ne mirenjohje te rolit te tij ne pavaresine e Kosoves shume me i madh se ai i Qoses.

Sa i njeh Qosja diktatoret Ky njeri qe per 30 vjet nuk e dalloi dot se Enver Hoxha ishte diktatori me i eger ne Evrope pas Hitlerit. Qe nuk pa edhe pse ishte mik zyrtar i regjimit kampet e perqendrimit dhe vuajtjen e shqiptareve nen diktature nuk mund te na tregoje sot t diktatoret. Qosja kishte shancin tu rrefente shqiptareve te Kosoves ne vitet 80 se Enveri nuk i donte as ata as shqiptaret e Shqiperis por e humbi dhe madje e keq perdori duke u bere vegel e propagandes komuniste qe i beri prishtinalijte te besonin se Tirana qe ne fakt ne ate kohe ishte kryeqyteti me i varfer ne Evrope ishte nje parajse e proletariatit.

Shkurt Rexhep Qosja duhet ti kerkoje te falur popullit shqiptar pasi mbrojti dhe glorifikoi figuren e diktatori te urryer nga shqiptaret per 30 vjet me rradhe sikur nuk e dinte se cfare i kishte bere Enver Hoxha shqiptareve. Kjo e ben te pabesueshem Rexhep Qosen qe eshte vene ne sherbim te nje padroni te ri tek i cili duket se gjen ngjashmeri me te vjetrin. Por ai duhet ta mesoje nese nuk e di se nese ka nje ndryshim mes Edvinit dhe Enverit pasi ne ndihme te te parit nuk mund te vijne me Miladin Popovicerat dhe ta sjellin ne pushtet me lufte civile.

Ne do po ja mirekuptojme Rexhep Qoses zellin e pakuptueshem per te dhene mendimin e tij subjektiv per ceshtje dhe personalitete te politikes shqiptare por thjeshte po i veme ne dukje se edhe me heret sic shkruam e ka pasur gabim.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›