Mbreti i ringut Klitchko fiton duelin me Haye
Më premtimin për një re-match mes tij dhe David Haye, Vladimir Klitschko është dominatori i boksit profesionit në peshat e rënda. Gjigandi ukrainas ka mposhtur me vendim unanim me pikë, britainikun, David Haye, duke shtuar edhe gjerdanin e VBA-së në palmaresin e tij. Klitchko ka luftuar 12 raunde kundër kundërshtarit më të lehtë dhe më të shkurtër, që reziston deri në fund, pavarësisht se ështëndeshur me një thua të thyer, e në fund është shpallur fitues 117-109, 118-108 dhe 116-110, pa mundur të realizojë KO e 50 në karrierë.
"Mendoja vërtetë të festoja KO e 50, jo vetëm si justifikim për të gjithë brazat e kampionëve. Më duhet ti jap respekt David Haye për aftësitë boksuese, për përqendrimin në 12 raunde. Është dicka që pritej nga boksieri që merr grushte dhe randuet që kalojnë, të biesh disi në gjumë dhe të ngadalësosh. Ishe po aq i kujdesshëm sa Sultan Ibragimov", deklaroi Klitchko.
30-vjeçari britanik ka një rekord 25 fitore dhe 2 humbje, dhe kjo ishte e para në 7 vjet. Arbitri amerikan, Genaro Rodriguez, ka konsideruar një KD, duke i zbritur një pikë Haye në raundin e 11, edhe pse në fakt, është dukur më tepër një shtyrje. Hayed he Klitschko në fakt nuk kanë dhënë shumë goditje efikase, por në raundin e katërt ukrtainasi ka dhënë një të djathtë potente, ndërsa në të pestin është ndëshkuar nga lëvizja e shpejtë e britanikut.
"Ai zhvilloi një ndeshje perfekte, me një strategji të madhe. Në distancë të largët nuk mund të godisja fort. Kështu që tentova të ul duart, ti tregoja fytyrën madje mora disa goditje që normalisht nuk do ti merrja, sepse desha që ai të tentonte të më rrëzonte. Ai fitoi me pikë dhe bindshëëm. Nuk besoj se pikët ishin realisht kështu. Gjyqtari bëri pikërisht atë që nuk duhej, por po ndesheshim në Gjermani, kështu që duhej ta prisnim", vlerësoi Haye.
Sfida në Hamburg vendos vëllezrit Klitchko kampionë të vetëm të gjithë versioneve në peshat e rënda, VBA, VBC, VBO, IBF dhe IBO duke kurorëzuar ëndërrën e hershme për unifikimin e divizionit në familje.
Eno Skarço