Barca kërkon kohë për Fabregas

Barcelona është duke kërkuar kohë për të menduar ofertën e saktë për të transferuar asin e Arsenalit, Cesc Fabregas.
Sunday Mirror shkruan se Barcelona mbetet në krye për ta transferuar spanjollin, por se klubet ende nuk kanë arritur marrëveshje. Barcelona kërkoi kohë për të rishikuar ofertën pasi iu refuzua oferta prej 27 milionë paund.
Sandro Rosell ka shkuar në Argjentinë për të finalizuar marrëveshjen për Alexis Sanchez, i cili po luan për Kilin në Copa America. Kur Rosell të kthehet, pritet që t`i konfirmojë si të kompletuara transferimet e Cesc dhe Sanchez.