E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wimbledon cekja Kvitova mposht Sharapoven

Raketa numër 8 e tenisit botëror bën edhe surprizën e finales së Wimbledon, duke mposhtur favoriten Maria Sharapova. Çekja, Petra Kvitova, ka ruajtur qetësinë për të mundur në dy sete rusen, duke fituar kështu për herë të parë në karrierë trofeun e Wimbledon. 21-vjeçarja me këtë sukses është bërë mëngjarashja e tretë që fiton turneun anglez, pas Anne Jones dhe Martina Navratilova.

"U surprizova për mënyrën se si u ndjeva në fushë, sepse isha shumë e përqendruar tek çdo pikë dhe jo për faktin se isha në finalen e Wimbledon, kështu që jam shumë e kënaqur që ja dola", u shpreh pas ndeshjes Kvitova.
Tenistja çeke u duk në vështirësi në fillimin e lojës, por shumë shpejt e kaloi nervozizmin dhe u kthye fuqishëm në lojë, duke arritur fitoren e merituar.

"Përveç faktit që humba, mendoj se ishte një hap i madh për mua, që luajta finalen. Më duket se po përmirësohem gjatë këtij viti dhe kjo më jep besim për pjesën e mbetur të turneve, sidomos po të mendosh se për më shumë se dy vjet nuk kam shkuar më shumë se raundi i katërt", vlerësoi Sharapova. Rusja që e ka fituar titullin në 2004 kur ishte 17 vjeç, vinte në këtë finale pa humbur asnjë set, por numri 5 i renditjes botërore është befasuar nga rivalja e saj, çekja e parë që triumfon që nga Jana Novotna në 1998.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›