Cana prane Lazios pritet zyrtarizimi
Lorik Cana është shqiponja e re bardhekaltër e Lazios. Mesfushori shqiptar i mbiquajtur Luftëtari transferohet në Serinë A, dhe me akordin e arritur pritet vetëm firma mbi kontratën 5 vjecare. Futbollisti simbol i përfaqësueses shqiptare do të kryejë vizitat mjekësore brenda dy ditësh, ndërsa do të përfitojë 1,5 milionë në sezon, pas transferimit në kryeqytetin italian.
Gjithçka është zyrtarizuar tashmë dhe një ditë më parë Cana është përshëndetur me ish-shokët e skuadrës tek Gallatasaray. Klubi i Lotitos dhe ai turk ka gjetur akordin për shkëmbimin mes mesfushorit dhe portierit Muslera – shkëmbim i barabartë dhe pa vlerë parash në favor të Lazios, siç dukej akordi një ditë më parë. Lorik Cana konsiderohej nga tekniku Edy Reja një blerje fondamentale për planin e tij përforcues të skuadrës bardhekaltër.
Tekniku do të ketë kështu luftëtarin e tij në qendër të fushës: ajo që i mungoi Lazios sezonin e kaluar. Me këtë lëvizje klubi italian lirohet edhe nga Muslera, që pas mos akordimit për rinovimin e kontratës, duhej shitur për të mos e humbur me parametër zero vitin e ardhshëm. Duhet të jetë i kënaqur edhe portieri uruguajan që në Turqi do të fitojë 2,5 milionë euro në sezon për 5 vjet. Cana që në karrierë ka luajtur për PSG, Marseille, Sunderland dhe në fund Gallatasaraj bëhet kështu futbollisti i tretë i përfaqësueses shqiptare pas Bogdanit dhe Ujkanit që luan në Serinë A.
Eno Skarço