E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbreti saudit Abdullah fton Ahmedinexhadin

Presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad pritet që në javën e ardhshme të marrë pjesë në një samit të liderëve myslimanë në Mekë pas ftesës nga mbreti saudit. Lajmin e ka bere publik agjencia e lajmeve AFP.

Ahmedinexhad do të marrë pjesë në këtë samit për të diskutuar zhvillimin e vendeve myslimane, citon agjencia kreun e zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare të presidentit, Mohamad Reza Forkani, i cili bëri të ditur se samiti dyditor do të nis më 14 gusht.

Arabia Saudite kërkoi në muajin e kaluar mbajtjen e këtij samiti me qëllim të unifikimit të vlerave myslimane.

Samiti do të mbahet në selinë e mekanizmit 57 anëtarësh-Organizatës për Bashkëpunim Islamik në Xhedah.

Mbreti Abdullah, siç raporton agjencia Saudi Press, e ka ftuar Ahmedinexhadin pavarësisht tensioneve të mëdha ndërmjet Mbretërisë së banuar kryesisht me suni dhe Republikës Islame të dominuar nga shiitët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›