E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monti: Evropa para dorëzimit psikologjik

Kryeministri italian, Mario Monti tërhoqi vërejtjen për një dorëzim psikologjik të Evropës që duhet të parandalohet.

Monti i tha revistës gjermane Der Spiegel se kriza në Eurozonë po fyen kombe të caktuara, gjë që mund të çojë në shpërbërjen e Bashkimit Evropian.

Në ndërkohë, inspektorët e trojkës financiare: Komisonit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar u larguan nga Athina pas disa ditësh të bisedimeve me koalicionin e ri qeveritar.

Kryenegociuesi i FMN-së, Poll Tomsën tha se është bërë progres i mirë gjatë negociatave, të cilat pritet të vazhdojnë në shtator.

Qeveria greke theksoi nevojën për marrjen e pjesës së radhës të paktës ndihmëse financiare në mënyrë që të mund t’i paguajë borxhet dhe faturat e saj.

Greqia është zotuar se do të kursejë 11.5 miliardë euro të tjera për ta marrë pjesën e radhës së paktës ndihmëse.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›