E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbreti spanjoll i kërkon falje popullit

Mbreti spanjoll Huan Karlos ka kërkuar falje për gjuetinë e elefantëve gjatë vizitë në Afrikë, në kohën kur vendi i tij po përballet me krizë të egër ekonomike.

Mbreti tha se i vjen shumë keq duke shtuar se ai ka gabuar dhe këtë “nuk do ta përsërisë.”

Ai i bëri komentet, derisa largohej nga një spital i Madridit, ku ishte shtruar për shkak të dëmtimit gjatë gjuetisë në Botsvana.

Huan Karlos është kritikuar mbi udhëtimin, i cili doli në dritë, pas shtrimit të spital të mbretit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›