E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali, Paneta dënon fotografitë me kufomat afgane

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta dënoi publikimin e fotografive që shfaqin ushtarët amerikanë duke u fotografuar me kryengritësit e vdekur afganë.

Paneta, i cili gjendet në Bruksel për një takim të NATO-s, tha përmes një zëdhënësi, se fotografitë e publikuara në Los Angeles Times nuk reflektojnë “vlerat” e ushtarëve amerikanë që po luftojnë në Afganistan.

Publikimi i fotografive është i fundit në serinë e skandaleve në relacionet mes SHBA-së dhe Afganistanit.

Fotografi pak a shumë të ngjashme u publikuan edhe një vit më parë, por me trupa të civilëve afganë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›