Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Iranit

Qeveria zvicerane tha se ka zgjeruar sanksionet financiare kundër Iranit, duke ngrirë asetet edhe të 11 kompanive dhe individëve të tjerë.
Kjo lëvizje, sipas një deklarate të qeverisë e sjell Zvicrën më afër masave të aprovuara në janar nga Bashkimi Evropian si reagim ndaj programit kundërthënës bërthamor të Iranit.
Qeveria zvierane tha se do të marrë një vendim në lidhje me ndalesën e BE-së për importin, blerjen dhe transportin e naftës iraniane më vonë, pa dhënë detaje specifike.
Bankat zvicerane janë akuzuar se kanë lejuar kompanitë dhe individët e afërt me qeverinë iraniane që të kryejnë biznes përmes xhiro-llogarive bankare të Zvicrës.