E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtësi Cicinho do të qëndrojë te Roma

Mbrojtësi i Romës, Cicinho, nuk do të largohet nga klubi kryeqytetas gjatë afatit kalimtar të janarit- thotë agjenti i tij.
Të mërkurën, Il Corriere Dello Sport shkroi se braziliani do ta vazhdojë karrierën në një skuadër tjetër, mirëpo agjenti Riccardo Sarti thotë se Cicinho do të qëndrojë në Olimpico.
"Cicinho është i qetë dhe ai gjithmonë stërvitet për atë që pritet nga ai te Roma. Tani për tani, gjërat nuk janë të lehta për të, mirëpo ai është i qetë".
"Ai është lojtar i Romës, por nëse klubi vendos ta shesë atë, atëherë do ta ndërmarrim hapin e radhës. Tani për tani, ai dëshiron të qëndrojë te Roma dhe nuk e ka në plan largohet", ka thënë agjenti për Calciomercato.it.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›