Van Gaal: Toni nuk është i nevojshëm te Bayerni
Trajneri i Bayern Munichut, Louis van Gaal, ka bërë të qartë që gjigantët bavarezë janë të gatshëm ta largojnë sulmuesin italian Luca Toni, në afatin kalimtar të janarit.
"Nuk kam për çfarë të flas më me Luca Tonin. Ai ka deklaruar se dëshiron të largohet nga Bayerni, prandaj mund të fillojë të kërkojë një skuadër të re".
"Është vonë për të kërkuar falje tani. Ai është dashur ta mendojë më herët për këtë gjë. Ai e ka marrë vendimin dhe nuk ka më kthim prapa".
"Ai nuk i ka realizuar ato që kemi pritur këtë sezon dhe ai nuk është i nevojshëm më te Bayern Munichu", ka thënë Van Gaal për Corriere dello Sport.