E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtësi Teli, karton të kuq në barazimin e Karabakut

Në fundjavën e ardhshme, Admir Teli do të mungojë për herë të parë në radhët e skuadrës Karabak, në kampionatin azer. Mbrojtësi shkodran do të jetë i pezulluar në takimet e javës së 14-të, për faktin se është ndëshkuar me karton të kuq në sfidën që skuadra e tij barazoi 1-1 në fushën e Qabalasë. Vendasit kaluan të parët në avantazh, me golin e Stolpas, i cili shënoi me penallti në të 51-tën. 20 minuta më vonë ndeshja u lehtësua dukshëm për Karabak, pasi autori i goli u largua nga fusha me karton të kuq, duke e lënë skuadrën e tij në inferioritet numerik. Në të 78-n, miqtë barazuan me Sadigov, ndërsa në sekondat e fundit të takimit Teli u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke shkuar në dushe përpara kohe. Ky ishte kartoni i parë për ish-lojtarin e Kombëtares, që deri më tani ka luajtur 12 ndeshje si titullar dhe vetëm një si zëvendësues me kryesuesit e ligës në Azerbajxhan.

e. k.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›