E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbrojtësi i Udinezes Zapata pritet të kalojë në janar tek Milani

Milano (Start)- Trajneri i Milanit Ançeloti është duke parë gjithnjë e më shumë mundësinë për të afruar në merkaton e janarit një mbrojtës. Dëmtimi i papritur i Nestës, dhe problemet e vazhdueshme të Maldinit, kanë krijuar një vakum në repartin e mbrojtjes. Të gjitha këto probleme kanë shtyrë drejtuesit kuqezinj të vendosin si qëllim të parë marrjen e një mbrojtësi në muajin janar.

Pista e parë për Milanin është futbollisti kolumbian i Udinezes, Kristian Zapata. Friulanët kërkojnë nga skuadra e Milanit një shifër prej 15 milion eurosh, shumë që është e lartë për objektivat e Milanit. Por, Udineze mund ta ulë shifren deri në 8 milon euro, shifër e cila është plotësisht e pranueshme për Adriano Galianin.

Në ditët e ardhshme pritet që gjërat rreth kalimit të lojtarit Zapata, të bëhen më konkrete për një kalim të tij në muajin janar tek Milani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›