E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbollisti Pema mund të largohet nga skuadra e Flamurtarit në janar

Vlorë (Start)- Futbollisti i mirënjohur i kampionatit shqiptar, Eleandro Pema, ndodhet në një marrëdhënie jo të mirë me klubin e tij Flamurtarin. Sipas byrimeve pranë klubit kuqezi lojtari do të largohet nga skuadra e tij aktuale.

Pakënaqësitë janë të dy anshme, dhe të dyja palët kanë kërkuar prishjen e kontratës. Pema ka patur marrëdhënie të mira me ish-trajnerin, Kovaçiç, por me mënyrën e drejtimit të trajnerit të ri Liçaj nuk është përshtatur dot. Lojtari pritet të kalojë në një ekip tjetër në merkaton e janarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›