"Mbrojtja e Zgjuar" Nga Arben Imami, Minister i Mbrojtjes
Ne jetojme sot ne nje bote e cila eshte ne ndryshim te shpejte, dinamikat e zhvillimit te se ciles kerkojne se pari njohje, diskutim dhe zgjidhje efektive. Ne kete kuader, konferenca te kesaj natyre, forume te shkembimit te ideve dhe eksperiencave jane te domosdoshme. Deshiroj te pergezoj Parlamentin e Republikes se Shqiperise dhe Asamblene Parlamentare te NATO per organizimin e ketij aktiviteti, ne vigjilje te nje vendim-marrjeje shume te rendesishme te anetareve te Aleances se Atlantikut te Veriut ne samitin e Cikagos. Arsyeja qe ka shtyre te gjitha vendet e Aleances te hyjne ne kete proces reformimesh ne sektorin e mbrojtjes, pertej kontekstit te krizes financiare, padyshim qe ka lidhje me vete Luften e Ftohte dhe natyren e marredhenieve ndermjet aktoreve shteteror apo blloqeve te shteteve te krijuara ne ate kohe. Tensioni konstant ndermjet Bashkimit Sovjetik dhe demokracive liberale perendimore detyroi shtetet te ngrinin dhe mbanin kapacitete te medha ushtarake, shpesh here te fryra dhe te orientuara drejt konceptit te mbrojtjes konvencionale, pasi vete rreziqet kryesore te kohes, ishin konvencionale. Me shperberjen e Bashkimit Sovjetik dhe mbarimin e Luftes se Ftohte shtetet u cliruan nga makthi i perplasjes se madhe dhe padyshim qe filluan reforma te medha te eliminimit te kapaciteteve te teperta dhe orientimit te tyre ne drejtime me te domosdoshme. Por inercia administrative, burokratike, vecanerisht ne sektorin e sigurise dhe mbrojtjes ka lene gjurmet e saj dhe ka ngadalesuar kete proces reformash.
20 e pak vite pas mbarimit te Luftes se Ftohte, shume trende dhe tendenca kane marre trajte ne sistemin e marredhenieve nderkombetare, duke konturuar nje sistem politik dhe ekonomik nderkombetar, te ndryshem nga ai i pas viteve 90-te. Shume vende qe para 90-es nuk ishin te integruar ne ekonomine globale, tashme jane aktore te rendesishem te saj dhe shtrirja e interesit ekonomik padyshim qe sjell edhe dedikim me te madh nga ana e ketyre vendeve per rritje te kapaciteteve ushtarake per te garantuar interesat e tyre ekonomike. Perpos kesaj, natyra e kercenimeve dhe rreziqeve tashme eshte diversifikuar duke e bere sigurine shume me komplekse. Shume kercenime qe deri ne vitin 90-te ishin pak te njohura, tashme jane prioritar, dhe ketu mund te permendim: terrorizmin, krimin e organizuar, sigurine energjetike, sigurine kibernetike etj.
Ne nje kontekst te tille global vjen edhe kriza financiare, e cila shtron perfundimisht emergjencen e reformave ne sektorin e mbrojtjes. Nese gjate Luftes se Ftohte, parimi udheheqes ishte gjithcka per sigurine duke mos konsideruar efektet financiare dhe kjo inerci ka vijuar ne shume raste deri ne ditet e sotme, tashme parimi udheheqes eshte balancimi i nevojave me burimet e mbrojtjes duke konsideruar parimin e kosto-eficences. Ketu me duhet te sqaroj nje element shume te rendesishem i cili keqkuptohet shpesh here. Kjo reforme nuk ka per qellim shkurtimin e kapaciteteve ne parim, por eliminimin e shpenzimeve te teperta, orientimin e ketyre kapaciteteve sipas nevojave dhe ndertimin e kapaciteteve te reja ne kushtet e nje konteksti te ri te sigurise dhe mjedisi te ri ekonomiko-financiar. Shumica e vendeve anetare te NATO po bejne reforma te thella bazuar ne keto parime, dhe ketu mund te permendin Britanine e Madhe, Francen, Gjermanine, Italine por edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne kete kuader, edhe Shqiperia po hyn ne fazen e implementimit te nje reforme strukturore. Shtabi i Pergjithshem i Forcave te Armatosura ka hartuar strukturen e re te FA, e cila do te jete struktura e se ardhmes se ketyre Forcave. Pergjate hartimit te kesaj strukture nuk jemi udhehequr nga parimi i shkurtimeve buxhetore, por nga ai i kosto-eficences. Ne kete kuptim, nuk do te kete shkurtim te buxhetit te mbrojtjes, por riorientim te tij,sipas nevojave te Forcave te Armatosura duke pasur parasysh maksimalizimin e eficences se ketyre Forcave. Ne thelbin e tij, ky eshte koncepti i "Mbrojtjes Inteligjente" i ngritur ne nivelin e bashkepunimit ndermjet vendeve te Aleances. Parimet e "Mbrojtjes Inteligjente" jane prioritarizim- specializim -bashkepunim. Percaktimi i prioriteteve kombetare dhe nderlidhja e tyre me prioritetet e Aleances ne kuader te ketij koncepti te ri do te ishte nje oportunitet, i cili nuk duhet humbur. Ky eshte shansi per nje bashkepunim te hapur, transparent dhe i orientuar drejt kosto-eficences per te plotesuar kerkesat themelore te Aleances per kapacitete.
Nje nder elementet me te rendesishem te "Mbrojtjes Inteligjente" eshte specializimi, ne kuptimin e reduktimit te planifikuar dhe te konsultuar te shpenzimeve dhe kapaciteteve. Kjo do te sillte koordinim te vazhdueshem ndermjet vendeve anetare te Aleances per orientimin ne rrugen e duhur te kapaciteteve kombetare, ne menyre qe ato te jene perplotesuese te njera-tjetres. Eshte themelore qe vendet anetare te NATO te kene nje plan te perbashket ne kete drejtim, ne menyre qe ne finalizim te mos kemi ulje te kapaciteteve, ne menyre qe NATO te mbaje dhe zhvilloje kapacitetet e nevojshme per deterrence dhe mbrojtje. Ne kete kuader, bashkepunimi ndermjet vendeve tona do te na krijonte mundesine e aksesit ne kapacitetet e njeri-tjetrit, te cilat individualisht jane te paperballueshme dhe kane kosto te larte. Kjo mund te behet nepermjet kooperimit ndermjet grupeve te vogla te vendeve anetare apo nepermjet bashkepunimit strategjik, ndermjet vendeve qe jane afer ne te gjitha dimensionet. Marreveshja ndermjet Britanise se Madhe dhe Frances per ndarjen e aseteve strategjike le ta marrim si shembull ne kete kontekst, eshte mjaft inkurajues dhe mund te ndiqet edhe nga anetare te tjere te Aleances.
Shqiperia, ashtu sic e kam shprehur edhe ne takimin e Ministrave te Mbrojtjes te NATO por edhe ne takime te iniciativave rajonale, mbeshtet plotesisht konceptin e "Mbrojtjes Inteligjente" dhe per me teper po inkurajojme bashkepunimin edhe me vendet e rajonit ne kuader te iniciativave te ndryshme rajonale, si Karta A5 apo SEEDM. Eshte e domosdoshme qe ne te shkojme drejt rritjes se nderveprueshmerise se Forcave tona te Armatosura dhe krijimit te frameworkeve specifike per nje bashkepunim me konkret vecanerisht ne fushen e sigurise detare apo emergjencave civile. Ne kete drejtim, ne mund te hedhim bazat e nje bashkepunimi afatgjate dhe te konsoliduar ndermjet Forcave tona te Armatosura, me qellim dhenien e kontributeve direkte edhe ne operacione te NATO apo Bashkimit Europian, aty ku eshte e nevojshme. Nderlidhja e kapaciteteve ushtarake te vendeve te rajonit do te rriste edhe sasine edhe cilesine e operacioneve ku ne marrim pjese, dhe njekohesisht do te reduktonte koston financiare. Nje bashkepunim i tille, mjaft i suksesshem eshte operacioni i perbashket i policive ushtarake te disa vendeve te rajonit nen udheheqjen e Kroacise, ne Afganistan, operacion qe ka dhene rezultate mjaft pozitive. Ne jemi te gatshem qe kete bashkepunim ta zgjerojme dhe ta shtrijme edhe ne fusha te tjera.
*Fjala e mbajtur dje ne konferencen "Mbrojtja e Zgjuar" - bashkepunimi dhe koordinimi rajonal mes vendeve te Europes Juglindore"