E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët po ndërrojnë shtetësinë

Nga Express më 10 shkurt 2011 në ora 12:16

Gati 2000 qytetarë të Shqipërisë kanë bërë ndryshimin e kombësisë me vendim gjyqësor të gjykatës së Gjirokastrës dhe të Përmetit.

Një grup inspektimi me në krye zëvendëskryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ndodhen në Gjykatën e Gjirokastrës, për të verifikuar çdo abuzim të bërë nga gjyqtarët lidhur me problemin e ndryshimit të shtetësisë.

“Po ndryshojnë identitetin,kombësinë,fenë. Ndryshimi i kombësisë, nuk është standard evropian.” ka deklaruar zëvendëskryetari Kreshnik Spahiu.

Dy ditë më par,ë Spahiu ishte në Gjykatën e Korçës, ku 192 qytetarë janë regjistruar për ndryshimin e shtetësisë. Spahiu i ka kërkuar gjyqtarëve që vendimet e tyre të jenë plotësisht në përputhje me ligjet shqiptare dhe asnjëherë nën ndikime të "dallaveraxhinjve apo interesave që bien në kundërshtim me interesat kombëtare.

Më 5 shkurt, konsulli grek Theodhoro Ikonomus, lëshoi porosi antishqiptare, duke i bërë thirrje korçarëve që të mos kenë frikë të thonë se janë grekë.

Thirrjet u bënë më 20 vjetorin e themelimit të Omonias në Korçë. Sipas konsullit grekë vllahët janë grekë.

Deklaratat antishqiptare të konsullit grek kanë ngjallur reagime.

Ministria e Jashtme thirri ambasadorin grek për sqarime ne lidhje me deklaratat e konsullit.

Deputeti i PD-së Gazmend Oketa kërkoi shpalljen “non grata” të konsullit grek. Kundër deklaratës u shpreh edhe at Dhimitër Veriga, prifti i kishës së vllehve në Korçë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›