E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtja e konsumatorit, trefishohen gjobat

Të drejtat e konsumatorit tani mbrohen me gjoba më të larta, të cilat tani i siguron miratimi i ligjit të ri për mbrojtjen e konsumatorit. Sipas bur8imeve zyrtare në Ministrinë e Ekonomisë, n ligjin ekzistues niveli i gjobave varion nga 30 000 lekë në 100 000 lekë. Në ndryshimet e miratuar, në nenin 16, parashikohet vendosja e gjobave për shkelje konkrete të dispozitave të këtij ligji në vlerat 100 000, 200 000, 300 000 dhe 500 000 lekë Në këtë nen është parashikuar që të drejtën për vendosjen e gjobave ta ketë Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve, si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë. Rritja e gjobës është vendosur për të parandaluar shkeljet në dëm të konsumatorëve, duke iu përshtatur më mirë orientimeve të BE, si dhe nga konstatimet e bëra nga Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve. Ndryshimet të cilat u miratuan pak ditë më parë në Parlament, përbëjnë një hap përpara për përmirësimin e legjislacionit shqiptar në lidhje me mbrojtjen dhe garantimin e konsumatorëve. Me miratimin e këtyre ndryshimeve, ligji i përgjigjet më mirë interesave të konsumatorit, duke garantuar mbrojtjen e tyre dhe është në përputhje të plotë me legjislacionin e BE. Një ndryshim thelbësor në projektligj është dhe dëmshpërblimi i konsumatorit me një akt të veçantë të marrë nga organi përgjegjës për shqyrtimin e kundravajtjeve administrative të këtij ligji, i cili është Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorit, në një kohë që deri tani ky dëmshpërblim bëhej vetëm nëpërmjet gjykatës. Gjithashtu, në këtë propozohet Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve, në vend të Zyrës së Shërbimit Turistik, si strukturë përgjegjëse për ndjekjen, kontrollin dhe zbatimin e dispozitave për paketat (kontratat) e udhëtimit. Me këtë strukturë përgjegjëse rritet më tej përgjegjësia në zbatimin e detyrimeve që rrjedhin për këto lloj kontratash duke garantuar më shumë mbrojtjen e interesave të konsumatorit. Me miratimin e këtij projektligji qeveria plotëson angazhimet e saj politike të parashikuara në programin e saj, për krijimin e një terreni të favorshëm për konsumatorët në përshtatje me funksionimin normal dhe ligjor të tregut të lirë, e harmonizuar kjo me kërkesat e tregut të BE.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›