E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbrojtja e mjedisit, për 13 vjet investohen 152 mln euro

Janë 152 mln euro që do të investohen në vend për mbrojtjen e mjedisit brenda 13 viteve. Në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese u diskutua dje projektligji për “Menaxhimin e integruar të Mbetjeve”, i konsideruar si një nga ligjet më të rëndësishme. Drafti është përshtatur me direktivat e BE-së. Ai parashikon minimizimin e mbetjeve urbane dhe shkrin brenda tij ligjin e mbetjeve urbane të ngurta dhe atë të mbetjeve të rrezikshme. Deputetët e opozitës kërkuan që drafti të përshtatet më mirë me nevojat e vendit, duke gjetur zgjidhje reale për përmirësimin e kushteve të mjedisit. Investimet për uljen e ndotjes në vend do të shpërndahen sipas planit kombëtar të menaxhimit të mbetjeve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›