E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mbrojtja e të dhënave personale, Biden: Të forcojmë kontrollin e qeverisë ndaj gjigantëve të teknologjisë

Presidenti amerikan, Joe Biden, shprehu shqetësime në lidhje me mbledhjen e të dhënave personale nga gjigantët e teknologjisë. Ai i bëri thirrje Kongresit Amerikan që të nxjerrë ligje për të forcuar kontrollin e ushtruar nga qeveria ndaj kompanive të mëdha të këtij sektori.

Në veçanti, kreu i shtetit amerikan u bëri thirrje kongresmenëve demokratë dhe republikanë të bashkohen për të forcuar legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe përdoruesve të mitur, si dhe për të luftuar diskriminimin, “shfrytëzimin seksual” dhe “ngacmimin kibernetik”.

Biden tha se ishte “krenar” për atë që ka arritur sektori i teknologjisë, por gjithashtu i shqetësuar për mënyrën se si kjo industri mbledh, ndan dhe shfrytëzon të dhënat më personale, nxit ekstremizmin dhe i vë fëmijët në rrezik./ CNN.gr

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›