E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rusia zëvendëson gjeneralin përgjegjës për luftën në Ukrainë: Duhet përmirësuar efikasiteti i komandimit

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë ka emëruar Valery Gerasimov si komandant të Grupit të Përbashkët të Forcave që udhëheq të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” të vendit në Ukrainë.

Gerasimov zëvendëson Sergei Surovikin, i cili ishte emëruar në këtë rol më 8 tetor 2022 dhe ishte në krye të forcave ruse gjatë tërheqjes së tyre nga zona të mëdha të rajonit Kherson të Ukrainës. Surovikin tani do të shërbejë si zëvendës komandant, sipas një deklarate nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

Ministria tha se ndryshimet ishin të nevojshme për shkak të “gamës së përforcuar të detyrave, domosdoshmërisë së një bashkëpunimi më të ngushtë ndërmjet shërbimeve dhe degëve të Forcave të Armatosura, si dhe për përmirësimin e cilësisë së të gjitha llojeve të mirëmbajtjes dhe efikasitetit të komandimit të grupeve të forcat.”/ CNN

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›