E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtja e trashegimise kulturore


Rëndësia e mbrojtjes së objekteve kulturore dhe lufta kundër trafikimit të tyre ishin cështjet kryesore që u diskutuan në një takim ndërmjet ekspertëve ndërkombëtarë, Ministrisë së Kulturës dhe përfqësuesve të UNESCO-s dhe OKB-së.

Shqipëria, si një prej vendeve më të vjetra në Europë, ka një trashëgimi të pasur objektesh historike dhe kulturore, por edhe problemet për ruajtjen e këtyre objekteve me rëndësi nuk mungojnë.

“Ky është një forum i cili mundëson reflektimin mbi bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar të strategjive, sidomos përsa i përket komunikimit dhe rritjes së ndërgjegjësimit. Jam tepër e inkurajuar për të parë rëndësinë që luftimi i trafikimit të jashtëligjshëm ka marrë në Shqipëri. Por duhet gjithashtu të theksojmë se trashëgimia kulturore, duhet të përdoret dhe shijohet si një mjet për paqe, dialog dhe pajtim”, ka deklaruar”, Zineb Touimi-Benjelloun, ambasadore e Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa përfaqësuesi i UNESCO-s, Anthony Krause, kërkoi ndihmën e mediave në promovimin e kësaj cështjeje të rëndësishme.

Në kuadër të sensibilizimit u shfaq edhe një video 15-minutëshe, për të treguar dimensionet më të rëndësishme të trafikimit dhe nevojën për të sensibilizuar opnionin publik dhe ndarë përvojat më të mira përmes bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Dhuna ndaj grave, si mund të ndalet
Gazetarja dhe aktivistja Iris Luarasi, organizatore e një proteste kundër dhunës ndaj grave, demonstratë e mbajtur përpara Kryeministrisë ditën e mërkurë, foli për thellësinë e problemit të krimit në familje në emisionit e “Pasdites” në “Top-Channel”. Referendum për plehrat
Me hyrjen në fuqi të ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve, Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka nisur punën për hartimin e kërkesës për referendum popullor kundër nenit 49 të këtij ligji që lejon importin e mbeturinave. Projekte turizmi në Gjirokastër
Rreth 25 mijë turistë e vizitojnë cdo vit Gjirokastrën. Megjtihëse numri i tyre ka ardhur duke u rritur me kalimin e viteve të ardhurat për qytetin janë të papërfillshme. Indi, cdo 20 sekonda vdes një fëmijë
Cdo 20 sekonda në Indi vdes një fëmijë për shkak të sëmundjeve që mund të kurohen fare lehtë, si dizanteria dhe pneumoniti. Protestë kundër dhunës ndaj grave
17 femra janë masakruar nga burrat e tyre, brenda 10 muajve të këtij viti. Vetëm më 20 nëntor, dy gra u vranë në mënyrë barbare nga burrat e tyre për shkaqe xhelozie.


Lajmet kryesore

Harasani: Të parashikohen fonde për KESH-in në buxhet
"Të reagojmë për krizën energjitike"
Hetim dosjes së djalit të deputetes
Piramida në Gjykatën Kushtetuese
Kosova i thotë “jo” Preshevës
Krimi në familje, dëshmia tronditëse në Bërxull

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›