E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pano Shqiperia te pastroje drejtesine


Profesori i Universitetit të Ilinoit Perëndimor, Nikolla Pano, thotë se sistemi juridik në Shqipëri ka nevojë për depolitizim dhe pastrim nga njerëzit e pakualifikuar.

Në një intervistë për VOA, profesori i historisë ka deklaruar se pa një reformë të tillë të thellë hyrja e Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të vonohet.

“Do të thosha se një ndër problemet më të mëdha të Shqipërisë është sistemi ligjor, sistemi juridik dhe mendoj se rrënjët e problemit shkojnë qysh përpara zgjedhjeve të 2009s. Ky është një nga problemet rrënjësore të tranzicionit pas komunist”, ka pohuar Pano, i cili ka renditur edhe problemet që Duhet depolitizuar sistemi ligjor. Është i nevojshëm emërimi i juristëve të kualifikuar në pozita drejtuese. Është për të ardhur keq që ka vështirësi në emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese

Nikolla Pano
Profesor i Universitetit të Illinoit ka ky sistem.

“Po cilat janë këto vështirësi? Së pari është nevoja për të depolitizuar sistemin ligjor. Është i nevojshëm emërimi i juristëve të kualifikuar në pozita drejtuese. Për shembull është diçka për të ardhur keq që ka vështirësi në emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese”, ka nënvizuar Pano.

Sipas tij, problem janë edhe gjyqtarët e pakualifikuar, ata të korruptuar, si dhe transferimi i vazhdueshëm i atyre të tjerë.

“Po ashtu, kur shikon se disa gjyqtarë ose juristë transferohen në mënyrë periodike, ose kur shikon se disa gjyqtarë janë të përfshirë kokë e këmbë në korrupsion, gjë që minon besueshmërinë e sistemit ligjor. Në Shqipëri, ka gjithashtu gjyqtarë që më duket se nuk janë sa duhet të kualifikuar për postet që mbajnë”, ka theksuar Pano.

Më tej profesori ka përshëndetur sinjalet pozitive për bashkëpunim të dhënë nga pozita dhe opozita, pas më shumë se dy vjetësh ngërçi politik.

“Jam mjaft i inkurajuar nga zhvillimet e disa javëve të fundit në Shqipëri. Duket se ka një interesim për t’i dhënë fund ngërçit politik që ka krijuar kaq vështirësi në vend. Jam i kënaqur që Partia Socialiste tani duket e angazhuar për të marrë pjesë në punimet e parlamentit si edhe në punën e komisioneve të ndryshme të tij. Mendoj se është tepër herët për të gjykuar në mënyrë përfundimtare mbi këtë çështje, por mendoj se të paktën për momentin, duket se kemi shenja pozitive”, ka deklaruar Pano.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Berisha: Treguam c’mund të bëjmë kur jemi të lirë
Përpara se të kthehej në Tiranë, kryeministri Sali Berisha është pritur në Tel Aviv nga Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Izrael, e përbërë kryesisht nga shqiptaro-hebrej, të cilët janë larguar nga Shqipëria në fillim të viteve 90-të. Piramida në Gjykatën Kushtetuese
Të mërkurën Gjykata Kushtetuese u zhyt në shqyrtimin në themel të cështjes së piramidës. Një grup deputetësh mendon se ligji që i hap rrugë prishjes së saj për ndërtimin e një kompleksi parlamentar, bie ndesh me ligjet në fuqi. Haxhinasto në Kor. e Jugut: Forcim i bashkëpunimit
Numri dy i qeverisë shqiptare, njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto ndodhet për një vizitë në Korenë e Jugut, ku vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe siguroi palën koreane për vendosmërinë e qeverisë shqiptare për t’i forcuar dhe zhvilluar ato edhe më tej në të ardhmen, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Burrel, Topi shpallet Qytetar Nderi
Presidenti i Republikës Bamir Topi u shpall Qytetar Nderi i Burrelit. Qyteti, që është kryqendra e Matit, drejtohet nga një grua, Adelina Farrici, përfaqësuese e Partisë socialiste. Koalicioni brenda së majtës antagoniste
Bledar Kurti - Pas publikimit të librit me titull “Kurban” të kryetarit të opozitës, Edi Rama, dhe pas komenteve të tij në emisionin “Top Story” në lidhje me figurën e Ilir Metës, javën e kaluar u ngrit një debat publik spekulativ mbi një koalicion të mundshëm PS–LSI për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Lajmet kryesore

Harasani: Të parashikohen fonde për KESH-in në buxhet
"Të reagojmë për krizën energjitike"
Hetim dosjes së djalit të deputetes
Piramida në Gjykatën Kushtetuese
Kosova i thotë “jo” Preshevës
Krimi në familje, dëshmia tronditëse në Bërxull

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›