E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbrojtja kerkon shfajesim - Dhenia e gjykimit ne procesin kunder Demjanjukut pritet te enjten

Gjykata ne Mynih konstatoi se 91 vjecari John Demjanjuk eshte fajtor dhe pjesemarres ne vrasjen e mijera hebrenjeve ne kampin Sobibor. Procesi i filluar ne vitin 2009 perfundoi me denimin e Demjanjukut me pese vjet heqje lirie. Mbrojtja ka bere te ditur se do te kerkoje rishqyretimin e tere procesit. Nderkohe qe prokuroria kerkonte denimin e te akuzuari me gjashte vjet heqje lirie.

Mbrojtja ishte e bindur deri ne momentin e fundit se Demjanjuku do te shpallet i lire. Avokati Ulrich Busch tha ne fjalen perfundimtare se gati te gjithe gjermanet e akuzuar per krimet e bera ne kampin Sobibor jane liruar. Prandaj denimi i Demjanjukut do te ishte skandal juridik sepse gati kerkush nga grupi Travniki nuk eshte denuar tha ai.

Bildunterschrift John Demjanjuk

Ne grupin Travniki benin pjese evropianolindoret qe ndihmon trupat naziste SS ne kampe. Demjanjuku ishte nje prej tyre. Prokuroria pohonte se tre muaj me radhe ai ka marre pjese ne shfarosjen masive te gati 28.000 hebrenjeve ne kampin Sobibor.

Profesori Cornelius Nestler i cili poashtu ishte pjese e atyre qe akuzonin Demjanjukun kritikoi fjalen mbyllese te mbrojtjes. Besoj se ne historine juridike te Gjermanise eshte e pazakonshme qe mbrojtja te mbaje fjalim prej 12 oresh dhe tere kohen te perserise disa here gjerat te cilat jane degjuar edhe gjate procesit.

Nder ata qe akuzonin Demjanjukun per krime ishin edhe hebrenjte nga Holanda qe i kane mbijetuar ketyre krimeve. 91 vjecari Jules Schelvis ishte i mendimit se krimet e te akuzuarit duhet te denohen por ai jo. bdquoMendoj se duhet te denohet ajo cfare ai ka bere por ai nuk duhet te denohet me heqje lirie. Sa per mua pas ketij procesi ai mund te vazhdoje te jetoje ne Gjermani ne ndonje shtepi per te moshuar.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Monument qe kujton kampin e zhdukjes Sobibor afer Lublinit

Prokuroria ishte e mendimit tjeter dhe ka kerkuar denimin me gjashte vjet heqje lirie per ukrainasin i cili ne vitin 2009 u deportua ne Gjermani ku u perball edhe me drejtesine. Prej atehere ai ishte nen masa arresti dhe kjo kohe do ti llogaritet ne kohen e vuajtjes se denimit. Ne vendimin e gjykates ka luajtur nje rol edhe fakti qe nga krimet ne Holokaust kane kaluar 70 vjet. Ishte ky nje nga proceset e fundit ndoshta edhe i fundit per krimet dhe gjenocidin e kryer ne kohen e Luftes se Dyte Boterore.

AutorRainer Volk/Bahri Cani

RedaktoiAida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›