Si te reformohet Shengeni Perfundon konferenca e ministrave te Brendshem te BE

Keshilli i ministrave te Brendshem te BE nisi te enjten 12.5. diskutimet me emocione te medha pak me pare qeveria daneze pati deklaruar se do te fuse serish kontrolle te vazhdueshme kufiri per te penguar krimin e organizuar dhe emigrimin ilegal. Sapo mberriti ne Bruksel ministri danez Soumlren Pind u perpoq ti qetesonte te pranishmit qarkullimi i lire i personave te zones Shengen mbetet i paprekur tha ai. Ne perforcojme kontrollet doganore. Kurse e gjitha eshte paraqitur sikur ne do te fillonim serish kontrollet e pasaportave dhe te personave. Kjo nuk do te ndodhe. Behet fjale per nje forcim te kontrolleve doganore.
Se cfare kihet parasysh me kete per kete ministrat e tjere duan njehere te presin edhe Hans-Peter Friedrich minister i Brendshem i vendit fqinje Gjermanise. Por Friedrichu shpreson tashme per efektin e presionit thuajse te te gjithe BE Qe ne nuk u entuziazmuam nga lajmi Danimarka kerkon te vendose serish traversat e kontrollit kufitar kete mund ta kuptojne edhe ne Danimarke. Asnje vend nuk mund te jete i interesuar qe te izolohet brenda Komunitetit Evropian.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Hans-Peter Friedrich minister i Brendshem ne Gjermani
Danimarka nuk eshte e izoluar
Por kaq e izoluar Danimarka nuk eshte. Sepse sado fort qe duan ti permbahen shtetet e BE qarkullimit te lire te personave po kaq e perhapur eshte kerkesa qe te lejohen ne kushte te caktuara kontrollet e kufirit per shembull ne rastin e presionit te madh nga migracioni. Me kete kihet parasysh sidomos vala e re e refugjateve nga Afrika e Veriut. Komisarja e Brendshme e BE Cecilia Malmstroumlm vertet qe e shikon situaten e refugjateve ne Evrope shume me pak dramatike se p.sh. Italia. Por parimisht ajo do te ishte e gatshme per perjashtime te tilla Vetem si mjet i fundit dhe ne rrethana te percaktuara shume qarte mund te ekzistoje nje mundesi per te futur perkohesisht kontrollet e kufirit. Por kjo duhet te rregullohet shume qarte dhe Komisioni natyrisht eshte i mendimit se kjo duhet te ndodhe ne baze te nje vendimi te perbashket.
Por persa i perket pikes se fundit ajo has ne rezistence te forte edhe te ministri i Brendshem i Gjermanise. Une nuk e konsideroj fare ide te mire sinjalin qe kete detyre sovrane te shteteve nacionale mbrojtjen e sigurise se qytetareve ta bejme ne ndonje menyre te perbashket. Ky me siguri do te ishte nje sinjal i gabuar.
Friedrichu shpalli refuzimin e tij edhe ndaj idese qe shtetet anetare te BE te detyrohen per te pranuar refugjatet. Kjo duhet te mbetet vullnetare tha ai. Para se gjithash shtetet anetare te BE te zones se Mesdheut ankohen se u duhet te mbajne te gjithe barren e presionit te refugjateve.
Shtetet e BE perpiqen te arrijne te bejne sparkaten nga njera ane nuk duan te heqin dore ne asnje menyre nga Shengeni per qytetaret vendas por kur behet fjala per refugjate te shume shtete deshira e mire merr fund.
Autor Christoph Hasselbach/Auron Dodi
Redaktoi Lindita Arapi