E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlini mbeshtet kandidaturen e italianit Draghi per drejtor te Bankes Qendrore Evropiane

Super Mario - eshte nje figure videofilmash. Nje instalator italian me mustaqe me kominoshe blu dhe kemishe te kuqe. Me se shumti ai vrapon hidhet sa andej-ketej dhe here pas here therret mama mia

Askush nuk mund ta thote kete per Draghin qe mban po ashtu emrin Super Mario. Ky Super Mario vishet ne menyre elegante dhe fine me kostume te erreta kemisha te bardha dhe kravate dhe ne vend te therrase mama mia ai nuk ka qejf te beje deklarata te drejtperdrejta dhe flet ne pergjithesi per politiken ekonomike dhe stabilitetin e sistemit bankar.

Bildunterschrift Jean-Claude Trichet

Mario Draghi konsiderohet nje njeri shume ambicioz dhe ka pas vetes nje karriere te shkelqyer. Para disa ditesh per te erdhi mbeshtetja nga presidenti francez Nicolas Sarkozy Franca eshte shume e lumtur tia jape voten nje italiani per postin e presidentit te Bankes Qendrore Evropiane Mario Draghit qe e njoh shume mire. Ne nuk e mbeshtesim ate sepse eshte nje italian por sepse ai ka cilesi te duhura dhe pas kesaj pse eshte italian.

Interesant eshte fakti qe keto dite lexohet shpesh se Draghi nuk eshte tipik italian. Ai konsiderohet si nje analist i forte si punetor i nje disipline gati prusiane dhe ne boten financiare ai prej kohesh eshte nje kaliber i nivelit te larte i vleresuar si nga bankat ashtu edhe nga qeverite.

Si nxenes ne shkollen jezuite Mario Draghi eshte dalluar si nje tip i qete. Qe ne ate kohe ate e kane shoqeruar vlerat e marra ne kete shkolle. Mario Draghi kujton se cfare mori me vete nga ajo kohe Standarte te shkelqyera se bashku me mesazhin moral qe percaktonte kete shkolle dhe qe e jetoje aty gjate gjithe dites. Mesazhi qe cdo gje duhet bere aq mire sa mundesh. Qe te qenurit i ndershem eshte nje cilesi shume e rendesishme dhe para se gjithash ajo qe secili prej nesh ne nje menyre apo tjeter ishte nje njeri i vecante.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Frankfurt Banka Qendrore Evropiane

Pas shkolles jezuite Draghi studioi ne Rome beri doktoraturen ne Shtetet e Bashkuara dhe ne vitin 1981 mori profesuren ne Firence ndersa ne vitin 1984 ai u emerua drejtor ekzekutiv i Bankes Boterore. Por Mario Draghi ra ne sy sidomos ne kohen e krizes se lires italiane ne vitin 1992. Si sekretar shteti ne Ministrine italiane te Financave dhe Ekonomise ai ndermori nje program gjigant privatizimesh i cili solli rreth 60 miliarde euro ne arkat e boshatisura te shtetit italian.

Ne vitin 2002 Draghi kaloi ne ekonomine private si zevendespresident i bankes investuese Goldmann Sachs ne Londer. Ai ishte pergjegjes per financat me SHBA-ne. Kesaj kohe i perket edhe njolla e zeze ne bluzen e tij gjithmone te bardhe. Goldmann Sachs ne keto vite beri pazare me Greqine te cilat ishin parapare te ndihmonin gjendjen deshperuese qe ne ate kohe te Greqise para futjes ne eurozone.

Por Draghi ka theksuar se ai nuk ka pasur te beje me keto pazare. Para se te behej shefi i Bankes Qendrore Italiane ai shiti pjeset e tij te aksioneve bankes Goldmann Sachs.

Ne Itali per te ekziston imazhi i kursimtarit te rrepte per kete Draghi ne vendin e tij shihet me droje e adhurim.

AutorJan Christoph-Kitzler/Lindita Arapi

RedaktoiAida Cama

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›