Mesues pa diplome. Shqetesim ne liceun e Korces

Mësuesit që japin mësimin e pikturës në shkollën e mesme artistike “Tefta Tashko Koço” në Korcë nuk janë të kualifikuar dhe specializuar për këtë lëndë specifike. Shqetësimi vjen nga një grup prindërish të nxënësve të degës së pikturës sipas të cilëve janë emëruar prej vitesh mësues pa diplomën përkatëse dhe me kurse artistike të cilët nuk mund t’i përgatisin nxënësit për profesionin e ardhshëm.Këtë e ka vërtetuar edhe numuri i ulët i fituesve në konkursin e Akademisë së Arteve në një kohë që qyteti i Korçës ka piktorë të papunë të diplomuar në Akademinë e Arteve.
“Është e pajustifikuar që me dhjetra orë të piktorëve i japin mësuesit të cilët plotësojnë orët. Vërtet plotësojnë orët, por gënjejnë fëmijët, gënjejnë prindërit të cilët I dërgojnë për tu edukuar nëpër shkolla dhe jo për të marrë mësim nga ata që vetë nuk dinë se ç’është piktura apo muzika. I bëj thirrje qytetarisë korçare, i bëj thirrje drejtorisë Arsimore që t’I verë gishtin kokës” shprehet aktori Andrea Pepi.
Si në shkollat në qytet edhe në ato të fshatrave mësimi i muzikës apo i vizatimit zhvillohet nga çdo mësues që nuk plotëson ngarkesën mësimore në lëndën e tij duke lënë në hije nxënësit e talentuar.
Ndryshe ndodh me talentet në letërsi,të cilët zbulohen dhe afirmohen nga mësuesit më të mirë të letërsisë. Drejtori i Drejtorisë Arsimore në Korçë Arben Belba i kontaktuar nga AS jashtë mikrofonit u shpreh se e njeh gjendjen dhe se do të ndërhyjë për të zgjidhur paradoksin.
Jorgjeta Gjanci