Pastrimi i plazhit ne Durres. Aksion 24-ore i komunales

Ndermarrja komunale e plazhit ne Durres gjendet ne perfundim te pergatitjeve per fillimin e sezonit turistik. Ne nje siperfaqe totale prej 18 hektare, kjo ndermarrje ka perfunduar prej kohesh pastrimin e leshterikut dhe mbeturinave te tjera, nderkohe qe mjetet dhe fuqia punetore jane ne gadishmeri.
Drejtori Ali Karaj shprehet se megjithë pengesat qe vijne nga mosmiratimi i buxhetit te bashkise, kete vit do te kete nje veçanti ne lidhje me heqjen e mbeturinave nga plazhi, pasi ky proces do te funksionoje edhe gjate nates duke u shtrire ne nje sherbim 24-ore.
”Tani jemi në fazën përfundimtare. Presim të bëjmë plugimin dhe disifenktimin e sipërfaqes së rërës dhe kjo brenda javës që vjen përfundon. Të gjitha mjetet i kemi në gatishmëri të plotë. Preparatet kimike nuk na mungojnë, veglat e punë nuk na mungojnë, megjithë vështirësitë e mëdhaja që kemi pasur në drejtim të mos miratimit të project buxhetit” tha Karaj.
Bashkia e Durresit ende nuk e ka hapur zyrtarisht sezonin turistik per kete vit. Plazhi i Durresit eshte plazhi me i madh ranor ne bregdetin e Adriatikut, nderkohe qe kerkesat per plazhe private rriten vit pas viti. Deri ne kete periudhe bashkia nuk ka miratuar asnje kerkese per plazh privat, por pronaret e ketyre plazheve ashtu si edhe vitet e kaluara tentojne te zene gjithe siperfaqen e rërës, ndonese licensa per keto plazhe parashikon zënien e nje hapesire te rërës me permasa 20 me 10 meter.
Aleks Kalemasi