E Diel, 1 Nëntor 2026

Plazhi i Vlores ndotja pertej normave te lejuara

 Bregdeti i Vlorës është i ndotur mbi normat e lejuara. Këtë e konfirmojnë matjet e kryera në terren nga Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik prej të cilave rezulton se në 19 pika ku janë marrë kampione ndotja bakterologjike ka qenë shumë herë më e lartë se normat e lejuara. Për të minimizuar këtë shkallë ndotje është nevojë e domosdoshme ndalimi i derdhjes së ujrave të zeza në det. Drejtoresha Brunilda Ndreu bën apel për përmirësimin e kushteve sidomos në muajt me fluksin më të madh të pushuesve korrik- gusht.
“Kemi probeme të mbarura nga vitet e kaluara siç është derdhja e ujrave urbane në 19 pika në gjithë zinxhirin nga Uji I Ftohtë e deri tek Bolonja, çka krijon një ngarkesë bakteriale dhe një mundësi për infeksion, sidomos në muajt kur kemi edhe rritje të popullatës” tha Ndreu.

Një kontroll i veçantë është kryer për kushtet higjeno- sanitare në bare dhe restorante për të shmangur kontaminimin e ushqimeve ku ka rezultuar një përmirësim i tyre krahasuar me një vit më parë.

Problem gjatë sezonit turistik mbeten shitësit ambulantë, numri i të cilëve rritet ndjeshëm dhe është i pamundur kontrolli sistematik i tyre. Po ashtu nga Drejtoria e Shëndetit Publik përditë kryhen analizat bakterologjike të ujit të pijshëm për të siguruar cilësinë e tij. 

Festim Llanaj 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›