Mbrojtje e investitorit te huaj apo shkelje e kushtetutes - Debati mbi ligjin per mbrojtjen e investimeve te huaja ne Shqiperi

Duke mbrojtur qendrimin e qeverise kryetari i komisionit parlamentar te Ekonomise deputeti i mazhorances Edmond Spaho thote se ndryshimet ne ligjin per mbrojtjen e investimeve te huaja ishin te domosdoshme per te evituar konfliktet kryesisht me natyre pronesore. Te jepet me shume mbrojtje per sipermarresit e huaj. Behet fjale per ata qe jane me dokumentacion te rregullt dhe operojne ne treg mbi baza ligjore shprehet ai per DW-ne.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryetari i komisionit parlamentar te Ekonomise Edmond Spaho
Shteti mbron investitorin e huaj
Ndodh shpesh qe gjate kohes se operimit ose te ndertimit te dalin persona te cilet nxjerrin dokumente pronesore duke pretenduar ne token ose godinen ku po kryet investimi permend deputeti Spaho. Ne raste te tilla shteti merr persiper te beje perfaqesimin ligjor te investitorit te huaj ne organet e gjyqesorit. Gjithashtu merr persiper dhe kjo eshte me e rendesishmja qe te evitoje vendosjen e mases se bllokimit te perkohshem te pasurise per te cilen behet fjale nepermjet vendosjes si mjete per sigurine e perkohshme te prones shteterore ose mjeteve financiare qe shteti disponon.
Po ashu shteti do te mbuloje dhe shpenzimet e perfaqesimit te investitoreve te huaj ne konfliktet gjyqesore argumenton deputeti i PD-se Edmond Spaho. Sipas tij kjo do ti jape garanci investitorit qe te mos preket dhe te mos influencohet aktiviteti i tij nga probleme te kesaj natyre. Nga percaktimet qe jane bere ne ndryshimet e ligjit behet fjale per per investime qe jane ne nivelin e 10 milion eurove e siper ne fushat e rendesishme si infrastruktura koncesionet energjia minierat bujqesia etj.
Opozita kunder ndryshimeve te ligjit
Opozita i konsideron keto ndryshime si antikushtetuese dhe qe perligjin mbeshtetjen selektive te biznesit. Ajo apelon tek presidenti Bamir Topi qe te mos i dekretoje ato. Mimi Kodheli deputete e PS qe eshte dhe nenkryetare e komisionit parlamentar te Ekonomise thote se opozita ka vendosur qe ne rast se Presidenti i dekreton ndryshimet atehere ceshtja do te dergohet ne Gjykaten Kushtetuese. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mimi Kodheli deputete e Partise SocialisteShteti behet pale ne nje konflikt gjyqesor qe mund te jete mes pronareve dhe investitoreve te huaj apo pronareve mes njeri- tjetrit e keshtu me rradhe. Gjykata eshte i vetmi pushtet qe mund te nderhyje per te zgjidhur kete konflikt palesh. Kjo eshte e njohur me Kushtetute. Ne momentin qe shteti behet pale atehere kemi nje problem shume te madh antikushtetues. Sepse shteti nderhyn tek nje pushtet qe eshte i pavarur deklaron pwr DW
Kodheli shton se nese do tia japesh kete atribut shtetit atehere duhet te besh ndryshime me pare ne kodin e procedures civile ku kerkohet nje shumice e cilesuar e votave ne parlament. Sipas saj me keto ndryshime cenohet dhe e drejta e shenjte e prones. Per opoziten keto lehtesi nga shteti behen per investitore te dyshimte pasi pjesa serioze e tyre para se te hapin nje aktivitet biznesi sigurohen teresisht per pjesen dokumentare ligjore qe ka lidhje me pronesine e tokes ose objektit ku do investojne.
Reagimet e biznesit shqiptar
Konfederata e Industrive te Shqiperise Konfindustria eshte njera prej grupeve te interesit qe ka shprehur rezerva per ndryshimet ne ligjin per mbrojtjen e investimeve te huaja. Gjergj Buxhuku administrator i pergjithshem i kesaj organizate shpjegon se duke u nisur nga gjendja problematike e sistemit gjyqesor si dhe nga nevoja e Shqiperise per thithjen e te gjitha llojeve te investimeve parimisht mbeshteten ndryshimet. Por dhenia e mbeshtetjes shteterore per investimet nuk duhet te kufizohet vetem ne favor te atyre qe thirren si investitore te huaj nje term qe ne zhvillimet globale ka humbur nga funksioni thote Buxhuku per DW.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gjergj Buxhuku Konfederata e Industrive te Shqiperise
Buxhuku Mbeshtetja shteterore per investimet te jepet pa dallim te vendit te origjines se kapitalit dhe te behet bazuar mbi rendesine strategjike te projekteve investuese te paraqitura ose ne vleren e investimit. Mendojme se nje menyre e tille do ta bente ligjin efikas te drejte nuk do te prishte konkurueshmerine mes investitoreve dhe njekohesisht do te shmangte cdo mundesi per subjektivizem. Sipas administratorit te pergjithshem te Konfindustrias Gjergj Buxhuku do te evitoheshin ne kete menyre dhe nxjerrjet e parave shqiptare jashte vendit ne menyre artificiale per tu rikthyer ne Shqiperi duke marre statusin e investitorit te huaj te privilegjuar.
Autor Arben Muka
Redaktoi Lindita Arapi