E Shtunë, 31 Tetor 2026

Westerwelle lobon per kandidaturen e Gjermanise per vend jo te perhershem ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se

Do te jete nje gare me rezultat te ngushte tha ministri i Jashtem Guido Westerwelle per kandidaturen gjermane ne KS te OKB-se. Gjermania kandidon per nje vend jo te perhershem ne pultin komandues me rendesi per politiken e sigurise te bashkesise nderkombetare. Pak jave para zgjedhjes se anetareve te rinj Westerwelle e shfrytezon Asamblene e Pergjithshme te OKB-se ne Nju Jork per te mbledhur vota ne menyre intensive

Gjermania eshte nje paguese e forte e kontributeve ne Kombet e Bashkuara. Ne konsiderohemi nje vend ku mund te mbeshtetesh me siguri dhe nje vend shume i parashikueshem ne veprimet e tij persa i perket politikes sone te jashtme. Persa na perket neve dihet se ne respektojme nje kulture te permbajtjes ushtarake por qe njekohesisht edhe e dime se vetem se bashku mund te bejme dicka per mbrojtjen e klimes.

Shanset dhe konkurrentet e Gjermanise

do vote ka rendesi kur me 12 tetor 192 ambasadoret e OKB-se te votojne ne zgjedhje te fshehta. Mbeshtetje te madhe per Gjermanine Westerwelle sheh ne Afrike Amerike Latine dhe Azi. Qe kur kam ardhur ne post ne punojme qe te kemi sukses me kete kandidim. Ne jemi optimiste edhe nese gara do te jete e ngushte dhe ne nje kohe kur kemi dy bashkekonkurente shume te forte.Bildunterschrift KS i OKB

Kanadaja dhe Portugalia duan gjithashtu qe te futen ne vitin 2011 ne KS te OKB-se per tri kandidatet ka vetem dy vende ne grupin Evropa Perendimore dhe te tjere. Akoma nuk eshte e qarte se kush mund te dale i humbur Kanadaja eshte nje peshe e rende ne Kombet e Bashkuara dhe Portugalia vepron me guximin e nje vendi te vogel qe vepron me besim ne vetvete dhe pa frike nga peshat e renda.

Ndikim me i madh ne OKB

Qe dy vende evropiane konkurrojne me njeri-tjetrin ky konsiderohet konstelacion i pafat por tani kjo nuk mund te ndryshohet. Ambiciet e Gjermanise jane per nje anetaresi ne KS cdo tete vjet - se fundi ne tryezen e 5 te fuqishmeve SHBA Rusise Kines Frances dhe Britanise se Madhe Gjermania e pa veten ne vitin 2003/2004. Per aq kohe sa nuk kryhet nje reforme e KS te OKB-se nje vend jo i perhershem ne KS eshte mjeti rrethanor per Gjermanine per te ushtruar ndikimin me te madh ne OKB.

armatimi teme e rendesishme per Westerwellen

Nje pikerendese tjeter e udhetimit te Westerwelles ne OKB eshte tema e carmatimit. Sot Gjermania do te themeloje se bashku me Japonine Australine dhe vende te tjera nje grup te ri i cili do te angazhohet per carmatimin dhe mosperhapjen e armeve atomike. Westerwelle-ja paralajmeroi vecanerisht per rrezikun e renies se armeve berthamore ne duart e terroristeve. Sa me shume shtete te armatosen me arme atomike aq me i madh eshte rreziku qe terroristeve tu bien ne duar keto arme. Dhe ky eshte nje kercenim i madh i paqes dhe i sigurise se njerezimit.

Autor Nina Werkhuser/Auron Dodi

Redaktoi Lindita Arapi

Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›