E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE shton sanksionet ndaj Iranit

Drejtuesit e Bashkimit Evropian vendosën sot të shtojnë sanksionet ndaj Iranit, duke mos u mjaftuar me ato të vendosura nga OKB-ja.

Presidentët dhe kryeministrat e 27 vendeve detajuan një sërë sektorësh për të cilat Bashkimi Evropian do të marrë masa të reja për të sanksionuar mungesën e bashkëpunimit nga ana e Teheranit.

Kështu, është planifikuar bllokimi i investimeve në sektorin e naftës dhe të gazit, reduktime në sektorin e transportit, të sigurimit dhe atë bankar. Nga ana tjetër, Rusia kundërshtoi ashpër sanksionet shtesë ndaj Iranit.

"Rusia është jashtëzakonisht e zhgënjyer që as Shtetet e Bashkuara e as Bashkimi Evropian nuk ua vënë veshin thirrjeve (të Rusisë) për t'u përmbajtur nga hapat e tillë", theksoi zv/ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›