E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, këtë vit udhërrëfyesi për Kosovën

Zyrtarët evropianë i kanë dhënë shpresë Kosovës se deri në fund të verës mund të marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave kryeministri Hashim Thaçi ka marrë garanci nga komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle, gjatë një takimi në Bruksel.

Gjatë takimit, Thaçi i ka shprehur bashkëbiseduesit gatishmërinë e Kosovës për të marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.

"Qeveria e Kosovës është e përgatitur dhe e gatshme për pranimin e udhërrëfyesit për heqjen e regjimit të vizave", ka deklaruar Thaçi.

Kreu i qeverisë kosovare ka theksuar më tej se vendi i tij ka ndërtuar marrëdhënie të mira me fqinjët, si Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi dhe ka shtuar se është i gatshëm të vendosë raporte edhe me Serbinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›