Mbyllen me dhjetëra restorante dhe hotele
Me dhjetëra restorante dhe objekte të tjera hotelerie që shtrihen nga Shën Naumi deri në qendër të qytetit janë mbyllur, për shkak të cilësisë së ushqimit që u ofrohet mysafirëve, dhe për shkak të mospërmbushjes së kushteve higjienike. Rreth 40 inspektorë nga Drejtoria për Sigurinë Ushqimore kanë bërë kontroll në pjesën më të madhe të objekteve ku shërbehet ushqim dhe kanë konstatuar në mangësi të mëdha. "Kemi shpërndarë disa vendime, atje ku janë konstatuar parregullsi, duke dhënë udhëzime për shmangien e tyre. Ka vendime për mbyllje të objekteve dhe kur do të shmangen të gjitha gabimet, derisa merren të gjitha masat", shpjegon Atanasako Mihailov nga Drejtoria për Mbrojtje Shëndetësore. Nga Enti për Mbrojtje të Shëndetit, bëjnë apel që të kenë kujdes ku e konsumojnë ushqimin dhe ku e përgatisin atë. Sidomos të mos blejnë ushqim nga objekte ku shitet në rrugë dhe prodhime të tjera të mishit. Në fillim të korrikut në Ohër janë helmuar 9 persona nga Bosnja dhe Hercegovina, të cilët menjëherë janë shtruar në spitalin e Ohrit.
"Ata si turistë kishin ardhur në festivalin e këngëve dhe valleve popullore. U ankuan se janë helmuar në konviktin e studentëve, vendin ku kanë qëndruar. Megjithatë, të gjitha mostrat dhe të punësuarit atje i kanë kontrolluar të gjitha informacionet, duke konfirmuar se helmimi nuk ka ndodhur në konviktin e studentëve, por nga ushqimin që kanë konsumuar në objekte të pasigurta diku jashtë", thotë Atanasako Mihailov. Vetë turistët kanë mendime të ndara për ushqimin, që ofrohet në Ohër. "Ne jemi shumë të kënaqur. Shokët e mi ankohen nga ushqimi nëpër restorantet e këtushme. Edhe vitin e kaluar isha këtu, por ushqimi nuk kishte cilësi. Në një pjesë të plazhit është më i mirë, ndërsa në pjesën tjetër të plazhit nuk është, nuk është përgatitur mirë dhe nuk ka shije të mirë", ankohet një turist nga Serbia.
"Këtu ushqimi është më i mirë. Është përgatitur mirë dhe nuk kam vërejtje. Nuk ka ndonjë problem", thotë një turist nga Bulgaria.
Inspektorati Shtetëror i Veterinarisë thotë se, gjatë aksionit të fundit janë zbuluar shumë parregullsi në sigurinë ushqimore, sidomos te mishi, i cili në shumë raste konstatohej i skaduar.
Drejtoria për Ushqim paralajmëron kontrolle në muajin gusht, duke futur në listë edhe qytetin e Strugës.