Eurozonë, shtohen 5 milionë të papunë
Numri i të papunëve në Eurozonë është ngjitur në nivelin më të lartë që prej dhjetë vjetësh, gati 9,4 për qind, apo 2 pikë për qind më shumë se një vit më parë. Kjo është shifra më e lartë që prej qershorit 1999, thuhet në zyrën e statistikave Eurostat në Bruksel. Në 27 vendet anëtare, muajin e kaluar kanë qenë të papunë afro 21,5 milionë vetë, 5 milionë më shumë sesa në qershorin e 2008. Kuota e papunësisë është më e lartë në Spanjë afro 18,1 për qind, ndërsa në Holandë më e ulëta me rreth 3,3 për qind.