E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro i reziston sezonit, këmbehet me 129.6 lekë

Këtë vit si asnjëherë tjetër, monedha europiane i rezistoi sezonit më të vështirë të saj, atij të verës, dhe shënon sërish nivelet maksimale ndaj lekut. Gjatë ditës së djeshme, një euro u këmbye në agjencitë e këmbimit valutor më 129.6 lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, një euro kushton 8 lekë më shumë ose 6.5 për qind më shtrenjtë. Kambistët e shpjegojnë këtë fakt me mungesën e euros në treg dhe kërkesës në nivele të ulëta për monedhën e BE-së. Tjetër arsye lidhet me tregtinë që kryen Shqipëria me vendet e Bashkimit Europian, e cila është tkurrur. Kështu, importet në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ishin rreth 9 për qind më të ulëta, ndërsa eksportet rreth 16 për qind më pak.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›